Turizmi i Ulqinit në optikën e gazetarëve

June 12, 2015   | Turizmi / Turizam

Turizmi i ulqinit-kryporja-gvozdenovicMas medjet   I kushtojnë  hapsirë   vizitës së Ministrit   të  zhvillimit   të qëndrueshëm  dhe turizmit   Branimir  Gvozdenoviq  dhe bashkëpunëtorëve të tij në qytetin tonë

Deklaratat  e Ministrit  Gvozdenoviq dhe Kryetarit  të Ulqinit Z .Fatmir Gjeka rreth përgatitjeve  të sezonit turistik  dhe vlerësimet  që  sezoni  i ketij viti ka  filluar mbarë,  zënë vend qëndrorë në  faqet e gazetave.

Po ashtu  citohet Ministri Gvozdenoviq për paralajmërimin e shpejtë të  sjelljes së Planit  hapsinor-urbanistik si faktor i rëndësishëm  për  zhvillimin e  qytetit tonë dhe nisjen e  investimeve  në kanalizim dhe ujsjelles .

Vizita në Kriporen e qytetit   e Ministrit , përfaqesuesve të lartë  të BE dhe strukturave udhëheqëse komunale  jep shpresë se  cështja e kripores  tashmë ka  hyrë  në rrugën e zgjidhjes  dhe  se  palët janë  të interesuara që procesi i  kripës në mënyre klasike të jetësohet dhe krahas  kësaj  kriporja të jetë  dhe oazë  për  zogjtë.

Komuna Ulqinit