Albert Nimanbegu dhe Ardian Mavriq të lënduarit në aksidentin në Krruç

June 28, 2015   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

aksidenti në KrrucKryetari i Komunës dhe i Kuvendit komunal të Ulqinit Fatmir Gjeka dhe Fuad Haxhibeti kanë vizituar të lënduarit në aksidentin automobilistik i cili ndodhi heret sot në Krruç, raporton portali Ul.info.

Në këtë incident lehtë është lënduar nënkryetari i Komunës Ardian Mavriq, i cili u mbajt në Spitalin e Tivarit për analiza të mëtejme.

Shoferi i komunës Albert Nimanbegu përfundoi në Qendrën klinike në Podgoricë. Ai pësoi frakturë të kockës së kofshës dhe pritet që të operohet dy ditët e ardhshme.