Haxhi Zeneli: Me Kosovën po bëhën eksperimente

June 30, 2015   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Haxhi-Zeneli-Para 16 viteve populli doli në rrugët e Kosovës duke brohoritur,e duke përshëndetur me sinqeritetin më të pastërt që mund të dali nga shpirtërat e molisur.Ashtu të lodhur nga lufta përshëndetën rrugëve për ti faleminderuar nga zemra,ndërkombëtarët që erdhën si shpetimtar.

Pas të gjitha atyre që kaloi Populli i Kosovës,ende po mbahën peng dhe të dënuar.Ata që duhët të flasin,heshtin!heshtin për mos ti prishur punët e tyre,apo nuk duan të flasin të vërtetën,sepse kanë interesa përsonale siç kanë pasur deri më tani.Për votimin e Gjykatës Speciale mendohët se nuk është asgjë tjetër përveç se një jetë gjatësie e korrupcionit në Kosovë,për mos suksesin e ndërkombëtarëve të korruptuar.

Po tallën me këtë popull si kanë dëshirë.Bëhën presione që të pranojnë këtë Gjykatë,Kosova kërcënohët nga ndërkombëtarët se nëse nuk e votoni,do ti keni punët shumë keq.Ku më tepër i ngjanë një shantazhi(blackmail).

Nuk e di se ka ndodhur kjo në ndonjë vend tjetër:që të dënohet viktima,ata të cilët mbrojtën pragun e shtëpis dhe familjet e tyre,nga kriminelet dhe bandat paramilitare terroriste të Serbis.Të cilët vranë e pren me mijra qytetar duke mos kursyar: fëmit,femrat,pleqët,dhe sot ata kriminel sillën lirshëm nëpër Serbi.

Skenari i kësajë gjykate mund të kenë prapavi,dhe mundemi edhe të spekulojmë,por sidoqoft, në asnjë mënyrë nuk mund të quhët i moralshëm,që të dënohën ata të cilët luftuan në një luftë mbrojtëse të pa barabartë ndaj çetnikëve serb.Turpi s’ka fund,ata duan përsëri viktimen ta gjykojnë.Por shqiptarët nuk duhët të habitën shumë nga kjo që po ju sjellin ndërkombëtarët dhe Europa.Mos harroni se”Europa e Cilivizuar”që ne po i lutemi të na marrin në prehrin e tyre,ata lejuan gjenocidin e shekullit,në kampet e përqendrimit të Srebrenicës,mu në mesin e tyre,që ishte një turp i shekullit.

Shqiptarëve të Kosovës menjëherë pas përfundimit të luftës 1999,ku ende pa u tharë gjaku më tepër se 1000 fëmijëve të masakruar dhe mijëra grave të dhunuara në Kosovë,ju është urdhëruar luftarëve të lirisë që për të mirën e Kosovës duhet që ju vullnetarisht të rradhitëni në bankat e Tribunalit të Hagës për të treguar se jeni të pastërt ndajë krimeve,dhe ashtu u bë.

Kush u dënua e kush nuk u dënua,sidoqoft shqiptarët fituan përshtypjen se puna e gjykatave mori fund.Kurse tashti përsëri pas 16 viteve duan të bëjnë eksperimente me Kosovën si model,për të tjerët,apo këto ndërkombëtar kanë hallin e tyre,sepse janë korruptuar aq keq,sa që tashti duhët ti arsytohën taksaguesëve europian për mossuksesin e Kosovës.Se kush do të gjykohët ndoshta edhe nuk e kanë të qartë,sepse deri sa të fillojë punën kjo gjykatë,do të kalojë edha disa vite,dhe ndër kohë do të ri-inventojnë diçka tjetër,kështu që Kosova e shkretë ende do të vazhdojë të qëndrojë në mshirën e ndërkombëtarëve të korruptuar së bashku me disa politikan vendor.

Serbia po bënë çdo gjë,për të shfrytëzuar rastin,që të ja arrijë qëllimit,që ti dënojë të gjithë ish-luftarët e liris,sepse kjo do ishte mënyra më e mirë të shfajësojë Serbin për krimet e bëra.

Apetitët e:serbo/bullgaro/greko/malazez,janë të pa ngopura,atyre ende nuk janë shuar orekset për ti grabitur tokat e shqiptarëve.Frika është se po na rishfaqët e njëjta skenë me protagonist të njëjtë,që përsëri duan të manipulojnë me tokat shqiptare,sikurëse në vitin 1913,kurë Europa caktojë kufijt në mënyrë të pa drejt.

Atëherë natyrisht që ne si një popull kaq i vuajtur,i përbuzur dhe i mashtruar,si mund ta fitojmë besimin ndaj atyre që asnjëherë nuk ishin pranë nesh,së paku të na qajn hallin.

Faji nuk është tek shqiptarët që hezitojnë të votojnë Gjykatën Speciale,ata kanë humbur besimin tek ndërkombëtaret.Shqiptarët po diskriminohën hapatazi,kurse Serbia po fërkon shuplakat.

Shqiptarët gjatë gjithë historisë,kanë paguar me gjakun e tyre për tu mbrojtur nga fqinjët barbar.

Kurse tani me shantazhe bëni presione që të pranohët kjo gjykatë,se përndryshe do ti keni punët keq!.A thu Kosova do të ka një gjendëje ma të keqe se sot?!.

Po si thoni ju?a duhët shqiptarët ti shfajsojnë serbet për krimet e bëra,vetëm që të antarësohën në Bashkimin Europian?.BE-ja ka shumë probleme me shtetet që janë brënda dhe nuk po din me i dhënë fund,ja merrëni shembull Greqin se çfarë pondodhë!.Ky është fillimi i problemeve të BE-së.Mendojë se është akoma herët që ti i’ja marrim zili një Eurozone e cila nuk mund ti ndihmojë një shteti si Greqia.Shqiptarët mos ti mbajnë shpresat shumë lartë tek BE-ja.

Shqiptarët e Kosovës duhët pa kurrfar infirioriteti ndaj ndërkombëtarëve tu tregojnë rrugën andej ka kanë ardhur,se bolle e kanë korruptuar këtë vend për 16 vite.

Ata patën shansin të tregohën si shpëtimtar që së paku ta përmisojnë jetën e qytetarëve.Kurse tashti na del se:Kosova për tu bë më mirë duhët të votojë Gjykaten Speciale.

Po në rregullë! Por më e logjikëshme do të ishte që Gjykata Speciale,të shërbejë më së pari,për ti gjykar të gjithë ata të cilët ja kanë zhytur rrotat në baltë Kosovës,tuj përfshi politikanët,ndërkombëtët dhe Eulexin e korruptuar.Kjo do të ishte më e arësyeshme,për ti arsytuar parat e taxapaguesëve të Bashkimit Europian,të cilët i kanë dërguar si njerëz të besuar për të ndihmuar Kosovën.

 

Qershor/2015