Mungesa e energjisë në Ulqin, banorët dhe turistët shpreh shqetësim

July 26, 2015   | Ekonomia / Ekonomija

Elektrodistribucija Ulcinj-mrezaNga Ilirijana Markashi

Stabilizimi i energjisë në qytetin turistikë të Ulqinit, do të varet nga konsumi që bëjnë qytetarët, kanë thënë zyrtarët në këtë qytet.

Për shkak të konsumit të rritur gjatë tre ditëve të kaluar disa pjesë të Ulqinit kanë mbetur pa furnizim me rrymë elektrike, ndërsa stabilizimi i furnizimit me rrymë në masën më të madhe varet nga racionalizimi i konsumit.

Në Ulqin gjatë këtyre ditëve është duke pushuar një numër rekord i mysafirëve. Janë të regjistruar mbi njëzet mijë, por numri real i tyre është tre deri në katër herë më i madh deklaroi kryetari i komunës Fatmir Gjeka.

Ai në konferencën e jashtëzakonshme për media tha se ditët e fundit ne Ulqin eshte duke u paraqitur nje dukuri e nderprerjes se rrymes elektrike ku si shkak i saj vjen mbingarkesa.Disa pjesë të qytetit nuk kanë rrymë më shumë se dymbëdhjetë orë,dhe se durimi i qytetareve ka arritur ne piken kulminante

” Nuk kemi qellim te fajesojme askend,sepse kemi nje mardhenie korrekte me te gjitha sherbimet,por kerkojme nje ndihme nga organet kompetente republikane,dhe me nje shkrese zyrtare jemi drejtuar te gjitha minitrive prane Qeverise se Malit te Zi”, tha Gjeka.

Nderkohe qe Drejtoresha e Organizatës turistike Zana Sarvan ka thënë se nuk dihet se kur do të stabilizohet furnizimi me energji elektrike. Ajo tha se kjo situatë nuk shkon në favor të sezonit, por shpreson se problemet do të zgjidhen shpejtë.

Ndërprerja e rrymës elektrike mu në kulmin e sezones turistike ka filluar të brengosë jo vetëm pushuesit por edhe qyetetaret si dhe të gjithë ata që merren direkt apo indirekt me turizem.

Së bashku me konsumin rekord dhe numrit rekord të mysafirëve, një nga arsyet kryesore të problemit me furnizim në këtë komunë bregdetare janë kyçjet ilegale të objekteve të cilët shkaktojnë ngarkesë për të cilën rrjeti nuk është i projektuar.

RTK