Bum turistik në Ulqin – Video

July 29, 2015   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Plazhi-Saranada-Beach-Ulqin-Ulqini po përjeton këtë verë një rekord turistik. Kjo fundjav ka shënuar një bum turistësh që frekuentojne bregdetin e Ulqinit. Të joshur nga bukuritë natyrore dhe plazhet e pastra, edhe numri i pushuesve nga Kosova po vjen gjithnjë e në rritje. Qeveria dhe OTeMZ bëjn thirrje për mosabuzim të çmimesh. Askush nuk ka të dhëna të sakta, por besohet se në këtë qytet pushojnë rreth 100 mijë njerëz ose pesë herë më shumë se ka banorë Ulqini.

Jo vetëm kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, por edhe përfaqësues të hoteleve, plazheve, bizneseve dhe i njohësve të turizmit, këtë sezon turistike e vlerësojnë si njërën nga më të mirat në vitet e fundit. Tani është e qartë që rezultatet e këtij sezoni në rivierën e Ulqinit do të jenë shumë më të mirë se në vitin 2014.

Plazhi-Saranada-Beach-Ulqin-1

Në Organizatën turistike komunale të Ulqinit /OTUL/ thonë se sezoni i sivjetshëm turistik është ndër më të mirët në vitet e fundit.

Kryetari i komunës tregon se pos turistëve kosovar, numri më i madh i turistëve ka qenë edhe nga Bosnja dhe kanë arritur ti kthejnë mysafirët e vjetër nga Gjermania, Zvicra, Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Italia dhe ka pasur edhe nga Rusia.

Plazhi-Saranada-Beach-Ulqin-2

I pari i komunës tha se tashmë kanë nisur përgatitjet për sezonin 2014 dhe i falënderojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë që po vizitojë Ulqinin dhe kërkojnë që Ulqinin mos ta lënë pas dore, por ta kenë prioritet.

Shumë pushues janë besnik të frekuentimit të zonës bregdetare, ndërsa të tjerë po e eksplorojnë për herë të parë.

Të kënaqur me infrastrukturën që ofrohet, gastronominë e larmishme dhe cmimet e arsyeshme, turistët shprehen se do të rikthen me patjetër në këto brigje, nga më të bukurat në Ballkan.

Gjeka po ashtu tregoi se rruga Kruthë – Ulqin duhet të zgjerohet e standardizohet ku dhe Qeveria ka bërë projektin për ndërtimin e rrugës dhe së shpejti do të nisin punimet.

YouTube Preview Image