Përse dikush po krijon terror mediatik mbi të punësuarit e komunës së Ulqinit- pa të drejtë ?!!! dhe kujt i shërbe kj. ..?!!

August 1, 2015   | Opinione

Duam-Pune-ne-UlqinShkruan Muhamet Nika

Besojmë që jeni dakord me ne kur themi se gjëja më e shëmtuar dhe e neveritshme në jetë për nga natyra njerëzore duhet të jenë hermafroditët- dy gjinorët .

Krijesa mashkullore në trup femre ose e kundërta që kënaqen brenda   llojit. Shprehur në gjuhën politike , i bie që hermafroditë, të jenë garniturat politike, që në sjellje dhe veprim njëkohësisht janë pozitë dhe opozitë e vetës – e dalë nga populli.

Gjërat e tilla nga shkenca trajtohen si kapërcime gjenetike. Ndërsa sipas traditës dhe besimit popullor ballkanik, kur dy gjinorët vinin në jetë , stërgjyshet tona i merrnin me kujdes ata, i fusnin në një arkë dhe i tresnin diku në mal- pyll. Fati i tyre i më tejshëm vetëm se mund të merret me mend.

Por shtrohet një pyetje, që është:

Çfarë të bëhet, kur të tillët , vijnë në skenën-jetën politike e shoqërore si mutacione hermafroditësh politikë?! E që njëkohësisht imitojnë   pozitën dhe opozitën – Kuptohet se neveria dhe habia qytetare është shumëfish më e madhe.

Te ky mendim erdhëm, mjerisht kur pamë natyrën e do lajmeve të ndryshme politike në Ulqin, rreth funksionimit të pushtetit vendor. Sepse njeriu ,nga ata që thuhen, e kupton se- Një bela(çudi ) gjenetike e kapërcimit gjenetik ka ndodhur edhe në skenën politike të qytetit. Dhe se , disa që vetë janë në pushtet – pozitë, kritikojnë pushtetin sikur të ishin opozitë. Po çfarë të bëjë atëherë opozita politike?!! Me siguri ,asaj i mbetët vetëm të masturbojë para popullit. Kuptohet nëse , thënë në mënyrë metaforike, nuk del dikush ë t’i fus në arkë , apo thes(pak rëndësi ka) dhe t’i tres diku në mal…, çka edhe mund të ngjajë…?!!

Koha do të dëshmojë që kjo politikë e tyrja është më e keqja e madhe e vetë zgjedhur. Ajo e urta popullore thotë: “ populli s’ha bar..”

Fjalën konkretisht e kemi për ata të cilët ankohen që në komunë ka shumë të punësuar,që marrin rrogën kot dhe se qeveria kërkon zvogëlimin e numrit të punëtorëve..?!

Po si rri çështja e punësimit enorm në komunë?!!!

Për opinion njoftojmë se gjendja në komunë nuk është edhe aq alarmante saç prezantohet nga disa. E qëllimin pse e bëjnë këtë mund ta dinë vetëm ata.

Komuna e Ulqinit e ballafaquar me problemin e mbi punësimit, duke u rrekur që sa më drejtë dhe pa dhimb ta zgjidh këtë, bashkë me një numër të vogël komunash të Malit të Zi( koha e G.Hajdingës), pranoi që me qeveri të nënshkruaj planin e sanimit të gjendjes.

Sipas planit të ofruar dhe të nënshkruar, komunat përfitojnë shumë lehtësi në këtë çështje. Ndër sa disa nga kriteret më të rëndësishme që duhen zbatuar janë:

  • Zvogëlimin e administratës lokale sipas parametrave evropiane , që nënkupton rreth 100 të punësuar , para 3 vitesh , komuna e Ulqinit, kish rreth 200 të tillë?!!
  • Mos marrja në punë pa vendim të qeverisë deri në vitin 2018- që është kah respektohet…?!
  • Zvogëlimin e të ardhurave të punëtorëve- që ndodhi(koha e Cungut) , por u keqpërdor ?!!
  • Për të punësuarit , pas vitit 2010 të mos merren para sysh obligimet në shlyerje të detyrimeve ndaj tyre në rast të largimit nga puna?!!
  • Të shikohet ligjshmëria e pranimit në punë te të punësuarve.

Pas nënshkrimit të planit të sanimit, u bënë raportet e ndryshme dhe kontrolli administrativ i cili trajtoi punësimin e   tyre . Rezultoi, hetoi se që nga koha e komunizmit e deri te pushteti i Gjekës , në komunë ishin punësuar në mënyrë të pa ligjshme rreth 85 veta. Disa nga ato , janë edhe afër pensionit.

  • Se në komunë gjatë 3 viteve të shkuara , numri i punëtorëve , ra për 20 veta, aktualisht mund të jenë të punësuar rreth 143-6 veta.
  • Se duhet të zvogëlohet edhe vetëm për 20 veta deri në vitin 2018, që shikuar hollë e hollë , nuk është se kemi të bëjmë me një situatë alarmante.

Por që edhe me ndërrimet politike që ndodhën pas largimit të koalicionit UDSH –DPS, kuptohet që pati dhe ka keqtrajtime të planit të sanimit dhe shkelje të ndryshme të procedurave ligjore.

Problemi numër një në komunë është, sipas ministrisë, që kryeadministratori i saj është me vite kah toleron një gjendje ”VD-UD”, të ushtruesve të detyrës. Çka do të thotë se kuadri, stafi udhëheqës i deleguar nga partitë, nuk i plotëson kriteret që parasheh ligji- përjashtim këtu bënë vetëm PD.. Që rrogat u ulën në mënyrë të paligjshme –Koha e Cungut , në masën 30%, por që me këtë nuk u zvogëluan shpenzimet operative në favor të investimeve,siç kërkohet nga ligji, dhe se me këto të holla u mbuluan rrogat e 30 militantëve partiakë të punësuar nga ana e subjektit të Forcës..

Sa për të punësuarit me kontratë që aktualisht punojnë në komunë(kuptohet se nuk është mirë), por këtë praktikë , nga komunat e republikës , e ka edhe Tivari etj. Mirëpo këtë e zbaton njëkohësisht edhe qeveri.

Atyre dihet se nuk u paguhet sigurimi e as stazhi, por as që i kushtojnë komunës më shumë se një lëndë gjyqësore nga ata të 3 viteve të fundit , që janë si rezultat i mosdijes së administratës , apo pse jo edhe e krimit të organizuar. E kjo do të ishte çështje në vete, që pritet dhe duhet të iniciohet.

Kujtojmë se vetëm gjatë kësaj periudhe , u morën nga bllokadat gjyqësore , rreth 3 milionë euro nga buxheti ?!

Dhe në fund fare, sipas plani të nënshkruar, nëse komuna , nuk e bën racionalizimin e vendeve të punës, atëherë këtë, sipas marrëveshjes së nënshkruar, ka të drejtë ta bëjë qeveria ?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„