Ndodhin edhe këto punë

August 3, 2015   | Opinione

Kalimera-Poetike-UlqinShkruan: Muhamet Nika

Të enjten, më 30 korrik 2015, në kuadër të Kalimerës Poetike të organizuar në Muzeun e Kalasë së Ulqinit, në mbrëmjen autoriale me shkrimtarin akademik Luko Paljetak nga Dubrovniku ndodhi një skandal kulturor ndër mjetë kulturës ulqinake dhe asaj të Dubrovnikut, me kusht po themi, që të ishte e vërtetë zënia rob e Servantesit në Ulqin…?!

Në fakt moderatori i mbrëmjes : Mirash Martinoviq, një shkrimtar malazias i njohur si njohës i mirë i antikitetit ilirik dhe autor i romanit për Teutën, duke dashur që mysafirin ta ambientojë sa më mirë me kalanë e Ulqinit që te Paljetak krijonte ndjenjën e qytetit të vet,   moderatori mysafirin e pyeti: Si e ndieni veten , Z. Paljetak, në këtë shesh që quhet sheshi i robërve ku qëndroi edhe Servantesi …?!

Akademiku Kroat pa përfunduar mirë pyetjen moderatori, nuk hezitoi dhe e pati përgjigjën në maje të gjuhës , duke i prerë sa më shkurt që mundi : “ Unë vij nga një qytet, që moti historikisht i ka thënë lamtumirë përgjithmonë kusarisë dhe kapjes rob…( të shkrimtarëve.)”?! Me këtë jepte të kuptonte se dëshironte të konfirmonte superioritetin e vlerave të qytetit të vet në raport me(anti) vlerat e Ulqinit…?!

E unë me shokë.. , si duket në heshtje pyetëm : Po kujt dreqin i shkon në mend të garojë në kulturë me anti-vlera, gjatë çdo takimi kulturor në Ulqin?! Thënë të vërtetën nuk e ndjeva vetën mirë, kur edhe kryetar i parlamentit,R. Krivokapiq, në hapje të panairit të sivjetshëm në fjalën hyrëse, para turmës , na e përmendi këtë”trimëri”, që po na turpëron skajshmërisht?!

Po kush na e hodhi ne, si kulturë këtë turp…?!

Athua aq shumë kemi nevojë të fantazojmë e trillojmë dhe që piratërinë e robërinë t’i marrim si vlera të krenarisë dhe trashëgimisë sonë kombëtare ulqinake…?!

Pas darke“zehri im“ ishte edhe më i madh kur në hyrje të kalasë pashë të ishte vënë një pano e ndriçuar , ku ishte i vizatuar „NJË KUSAR I MADH“ dhe një Servantes i vogël dhe ku thuhej se Servantesi i vogël ishte zënë rob NGA KUSAR I MADH- ALAMET.?! Shqetësimi ishte i pa përshkruar kur mësuam se panonë na e kish vënë organizata turistike(e piratesisë…)?!!

Mirë që në mbrëmje me Paletën qëlluan edhe ata që fantazojnë legjenda komprometuese në emër të propagandës turistike.

Paletës u pa se nuk i bënte mirë ky lloj i propagandës turistike e mbase kjo nuk i bën mirë as Ulqinit.

Rasti i ekcesit ishte një katassis (pastrim shpirtëror..),

për të cilin fliste Aristoteli në teorinë e tij për rolin pozitiv të tragjedisë që ka ajo te mast..?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„