Uji i detit në Ulqin më i paster

August 3, 2015   | Ngjarjet - Events

Ulcinjska SolanaMe iniciativë të komunës së Ulqinit një pjesë e ujit të detit e cila pompohet në basenet e Kripores shkon kah Port Milena. Në këtë mënyrë ky kanal është freskuar, edhe me këto aktivitete do të vazhdohet edhe në dhjetë ditët e ardhshme, njoftohet për Portalin Ul-info nga administrata lokale.

Nga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare është publikuar se cilësia e ujit të detit në fund të korrikut ishte e shkëlqyer në gati të gjithë plazhet e Ulqinit, por cilësia e ujit ka kaluar kufijtë e lejuar në Plazhin e vogël.

“Në këto plazhe Instituti për biologjinë e detit ka marrë mostrat e përsëritura të ujit të detit për të përcaktuar a bëhet fjalë për dukuri kaluese apo për ndotje të mundshme të ujit të detit”, shtojnë nga të Mirat detare.