Kuvendi i Ulqinit votoi definitivisht vendimin për kredi prej 20 milionë euros

September 30, 2015   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

skupstina-ulcinjShkruan :Muhamet Nika

E veçanta e mbledhjes së sotshme ishte se ajo u zhvillua brenda konturave të parapara dhe se u konstatua që është sukses që komuna arriti të kyçej në fazën e pestë të vjeljes së këtyre mjeteve dhe se kjo është dashur të ndodh që në vitin 2006 , ku nga kjo kohë , komunat tjera të breg detit nga këto kredi deri te kjo fazë kishin vjelur rreth 230 milionë euro pa Budven dhe Ulqinin andaj nevoitet që të punohet më shumë në këtë aspekt për të fituar kohën e humbur.

Këtu duhet shtuar se komuna eu Ulqinit kishte humbur edhe 25 mlionë ekstra mjete të ndara gratis- falë.

Dhe e veçanta tjetër e kësaj séance ishte që përsëri mungoi kvorumi nga radhët e koalicionit qeverisës të cilët nuk i kishin të 17 gishtat për shumicë , si zakonisht edhe kësaj radhe mungoi deputeti – këshilltari- kryetari i KKSH-së dhe nënkryetari i Forcës etj. Edhe pse qe paralajmëruar nga kryetari i kuvendit se do të vonohet, por edhe që do të vijë.

Mbase kjo mos ardhje e tij për kvorum të shtynë të dyshosh që mungesa ishte e qëllimtë dhe nuk kish arsye të mungonte.

Zatën M. Zenka u kujtuaqë në fund para procesit të votimit të pyes :” Ku e keni Gencin..”?!!

Krediti-i-komunes-se-Ulqinit