Nishani vlerëson Ekipin Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë me “Nderi i Kombit”

October 12, 2015   | Sporti / Sport

Nishani-kombetarja-nderi-kombitPresidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar te dielen ne mbremje , Ekipin Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë me Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian ‘Francë 2016’, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë”.

Shqipëria u kualifikua për herë të parë në fazën finale të një kampionati Evropian, duke fituar 3-0 në Armeni.

ATSH