Parlamenti i Malit të Zi nesër për statusin e KU të Tuzit

October 13, 2015   | Shtypi / Mediji

skupstina-crne-goreParlamenti i Malit të Zi në mbledhjen e dytë të seancës së rregullt të vjeshtës, e cila do te fillojë nesër do të shqyrtojnë disa ligje me miratimin e të cilëve duhet të krijohen parakushtet për formimin e Komunës Malësia – Tuzit. Për këtë temë kanë biseduar edhe udhëheqësit e Partisë Socialdemokratike dhe përfaqësuesit e Partive shqiptare. Lidhur me statusin e ardhshëm të Komunës Urbane të Tuzit, janë propozuar ndryshimet e ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi, Kryeqytetit, administratës lokale dhe financimin të administratës lokale. Në rend të ditës të mbledhjes është paraparë edhe debati mbi ligjin për energjetikën , mbrojtjen shëndetësore, dhe sigurimin shëndetësor, përkufizimin e përdorimit të prodhimeve nga duhani etj.

Mali i Zi pozitiv, përkrah kërkesën për komunë

Mali i Zi pozitiv e përkrah kërkesën e qytetarëve të Malësisë për marrjen e statusit të Komunës dhe konsiderojnë se në këtë mënyrë më mirë do të menaxhojnë me buxhetin me të mirat bujqësore dhe me të mirat tjera të këtij rajoni. Anëtari i Këshillit kryesor të partisë, Ruzhdi Luka, ka theksuar se në këtë parti përpiqen për një model të ri të udhëheqjes në Komunën urbane të Tuzit, gjë që nënkupton edhe funksionimin e pavarur të Komunës me kapacitet të plotë. Luka ka theksuar se partia e tij me programin e vetë u ofron qytetarëve të Tuzit zgjidhje për përmirësimin e furnizimit me ujë të rajoneve rurale , plasim më të mirë të prodhimeve bujqësore , infrastrukturë të qytetit dhe planin për zhvillimin e barabartë të Malësisë.

TVCG