Nika: D’olcinium International Festival” në formë një mut me lule që duhet të injorohet ?!

October 16, 2015   | Opinione

D’olcinium International Festival“ ….Këtë aktivitet kulturoro-artistik, i cili u zhvillua në kuadër të manifestimit treditësh  “ D’olcinium International Festival” nga Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit,   u dëshmua se ky qytet jo vetëm se afirmon kulturën dhe traditën e vet kombëtare, por tregoi se në Ulqin ka vend edhe për kultura të tjera, të cilat gërshetohen   mjaft bukur me njëra-tjetrën , pra edhe me kulturën shqiptare…”

Këto ishin vlerësimet që shkëputëm nga një reportazh për festivalin të publikuar në portalin Lajme nga Ulqini.

Në fakt si e lexova këtë shkrim pashë që ky festival ashtu si edhe vitin që shkoi po duket që përpiqet të dëshmojë Ulqinin si “ Babilon” i fundit i mbijetuar i ish- Jugosllavisë dhe për fat po i bie të organizohet ashtu si vjet pas rritjes së tensioneve serbo-shqiptare si rezultat i ndeshjeve në futboll . Organizatori edhe sivjet si duket desh të dëshmojë se Ulqini nuk është i tifozëve të kombëtares shqiptare dhe as i atyre të kombëtares serbe , kur klithet “ ovo je Serbija ose besa besë e tj” , por si thuhet Ulqini bëhet vend i vlerave universale. ..?! Po mirë këtë të gjithë e dimë dhe përse insistohet me ngulm në këtë. Organizatori , sikur kërkon dhe shpreson një çikë meritë në këto ujëra?!!

Dolcinium International Festival-UlcinjPër këtë lehtë mund të bindeni po të krahasoni këto dy fotografi të vitit që shkoi dhe sivjet të shkëputura nga rrjetet sociale?!!

Dikush mund të pyeste me të drejtë: po çfarë ka kontestuese këtu dhe përse duhet të shkruhet kundër këtij festivali. ..?

Përgjigja në këtë do të ishte se tërë këtij aktiviteti i mungon forma institucionale shqiptare e ligjore të cilën nuk e kish në rregull. Dhe se po organizohet nga ata të cilët nuk janë meritorë për këtë, si puna e Organizatës Turistike, e do duhej të organizohej nga Shtëpia e Kulturës(Nail Draga). Themi kështu sepse shtëpia e kulturës është themeluar nga Kuvendi i Ulqinit për këto punë dhe të cilit i jep llogari për punën që bënë. Ai ase si nuk bën të organizohet nga organizata turistike (Zana Sarvan). Siç vërehet, kjo tashti një kohë bukur të gjatë është kah merr kompetencat e institucionit  publik të kulturës. Ne nuk besojmë që ketë veprimtari ta ketë të regjistruar si aktivitet në aktin e saj themelues dhe në gjykatën ekonmike. Gjë që e ka Shtëpia e Kulturës të regjistruar. Koha kur dy subjekte publike kanë të përshkruar të njëjtën veprimtari nuk ka ekzistuar dhe as mund të ekzistojë.

Organizata turistike shpenzon pa të drejtë paratë e kulturës ?!

Shikuar në të kaluarën deri në vitet 90 aktivitetet e shtëpisë së kulturës gjatë verës financoheshin nga taksa turistike që aktualisht e mbledh komuna dhe ia përcjell organizatës turistike , bile edhe me pagesa të dhunshme. Kjo u bë edhe para disa ditëve kur komuna bllokoi nga subjektet turistike një shumë rreth 80- 90 mijë euro e të cilat po duket u shfrytëzuan edhe për këtë festival , kurse tjerat kishin shkuar për makijazh personeli ( 3 mijë euro),të cilat u tha se u vodhën, por hajni nuk u kap edhe pse çështja u hetua me Detektorin e Rrenave pas lajmërimit në polici!!!

tourist-tax-registration-ulqin

Me centralizim të pushtetit pas viteve 90, kjo taksë u centralizua e shkoi për Podgoricë dhe që nga ajo kohë Shtëpia e Kulturës vuan mungesën e mjeteve për mbajtje të festivalit. Koncepti i mbledhje së kësaj takse ishte që të begatohej oferta turistike kulturore për ata vizitorë që ishin keq me xhep duke iu ofruar program argëtues publik gratis. Mirëpo me decentralizimin e kësaj takse e cila iu la përsëri pushtetit vendor që ta vjelë, ajo më nuk iu kthye kulturë së qytetit , por po e shfrytëzon vet organizata turistike. Dhe për çudi drejtori i kulturës i cili me funksion është edhe anëtar i  bordit drejtues të organizatë turistike , si duket nuk dëshiron ta bëjë “ Qefin qeder” , ose nuk i di këto rrethana …?!! Dhe mbase i mjafton paushali i organizatës turistike

JO -  DOLCINIUM  , POR  DULCINIUMFotografi e vënë në hyrje të komunës- desh zoti dhe u vu nga ata që dinë diçka nga historia dhe nuk lëngojnë nga alergjia anti- kombëtare duke e shpallur veten spanjollë ose anglezë..?!!

JO – DOLCINIUM , POR DULCINIUM ?!!

Në se kërkojmë në Vikipedia –enciklopdinë elektronike dhe në hapësirat e komunës emri i vjetër i Ulqinit del si Dulcinium dhe rrallë ndeshet si DOlcinium, atëherë përse të shkruhet si dikush ka qejf ? SIKUR TË ISH KY – SIPAS SHKRIMIT NJË   FESTIVAL SPANJOLLO- ANGLEZ ?!!!! Na duket që nuk është në rregull që me para të komunës dhe në emër të- nuk di se kujt , të injorohen gjuhët zyrtare në Mal të Zi, në favor me një gjuhë botërore?!!! Kuptohet pa një vendim të meritumit që bënë pagesën si KK   ULQIN.

 

Nuk arrijmë ta kuptojmë ose e kuptojmë përse po avancohet si emër varianti D’olcinium me siguri nga ata që nuk janë fort nën ndikimin e gravitetit kombëtarë , por anojnë nga graviteti spanjollo- roman e anglez i qytetit etj.

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„