Pensionistët nga Ulqini që punuan në Kosovë i kërkojnë Prishtinës pensionet e tyre

October 26, 2015   | Shoqëria / Društvo

Vizita-shendetesis-Kosoves-Komunes-Ulqinit-2Brovina:Na në Kosovë nuk kemi ende Ligjin as Fondin e pensioneve.Jemi duke punuar në këtë drejtim edhe nuk mund të integrohemi në Bashkimin evropian pa i kryer këto obligime ndaj jush edhe të tjerëve.Pensionistët:Tash 16 vjet nuk keni arritur të miratoni ligj as fond,ne jemi të moshuar,të sëmurë,po na bëni diskrimin më antiligjor e antihuman të paparë.

Ulqin,26 tetor 2015- Komisioni parlamentari i Republikës së Kosovës,me ne krye Flora Brovinën, qëi ndodhet në një vizitë zyrtare Malit të Zi, në Ulqin u takua edhe me një grup pensionistësh kosovarë, shtetas të Malit të Zi, të cilët me dekada të tëera kanë punuar në ndërmarrjet kosovare,por nuk arrijnë dot të realizojnë pensionet e tyre në Kosovë.
Ata akuzuan ashpër klasën politike kosovare,siç thanë, nuk kanë bërë asgjë për të përmbushur kërkesat e tyre.Profesor Mehmet Aloja,tha se jemi rreth 60 veta të kësaj kategorie në Malin e Zi, kuptohet mbi 80 për qind në Ulqin,17 vjet kam punuar në Gjimnazin e Lipjanit.Po aq edhe bashkeshortja ime.Më kot kemi kërkuar pensionet tona në Beograd e Prishtinë.Podgorica e Prishtina, përkatësisht ministritë e punës së këtyre dy vendeve, në dhjetor të vitit 2013, kanë nënshkruar marrëveshje për njohjen reciproke të stazhit.Ju si komision edhe si deputetë po e shoh se nuk jeni në dijeni fare për këtë dokument.Po, nënvizon Aloja,kush i ka 15 vjet pune në Mal të Zi, merr këtu pensionet.
“Ne nuk tërhiqemi në asnjë mënyrë,duam pensionet tona, 100 apo 140 euro ku të dini edhe si të dini na i paguani.Kemi dhënë vitet më të mira të jetës.Serbët, malazezët edhe boshnjakët që kanë punuar sikur ne në Kosovë, ata i marrin.Beogradi, as Prishtina ne pensionistët shqiptarë na diskriminon”,- u shpreh Aloja.

Vizita-shendetesis-Kosoves-Komunes-Ulqinit-4
Ndërkaq,gazetari i Radio –Ulqinit Esat Mehmeti,tha se e kuptoj se Kosova i ka sfidat e veta,por ne e konsiderojmë veten pjesë të saj.Ku ka në botë të mohohet e drejta e pensioneve sikundër po na bëni ju neve?Kur ishte Hashim Thaçi, ministër i punëve të jashtme në Kosovë, ia shtrova këtë pyetje, por me anashkaloi, nuk më dha përgjigje.Sa mirë ju po kërkoni pensionet e shtetasve të Kosovës në Zvicer edhe në vendet tjera perëndimore.
Pensionistët theksuan edhe dukurinë e mospagesës së kontributeve gjatë viteve të punës ne vitet 1977- 1999.Si shembull më drastik u mor NGBG “Rilindja” ku u kërkua që të bëhen hetime nga prokuroria shtetërore e Republikës së Kosovës.U permenden edhe shkollat e mesme në Ferizaj e Lipjan, ku po ashtu nuk janë paguar këto obligime shoqërore.
Jozyrtarisht permenden se ekonomisti dhe funksionari i lartë në ish- ndërmarrjet shtetërore të kohës së ish- Jugosllavisë, çështjen e tij e ka dorëzuar në Strazburg, sepse në Podgoricë,Prishtinë e Beograd, nuk ka arritur të marrë pensionin për 22 vitet e stazhit në Kosovë.Anëtarët e Komisionit të përmendur më lartë,grumbulluan dëshmirë e pensionistëve që kanë punuar në Kosovë, edhe premtuan se këtë temë kaq të ndjeshme do ta hapin në Kuvendin e Republikës së Kosovës që edhe Prishtina të ndjek shembullin e Podgoricës për t u paguar pensionet.

/I. Berjashi/

Bota Sot