Mali i Zi – Shqipëri, marrëveshje bashkëpunimi në fushën e zhvillimit urban dhe planifikimit

October 31, 2015   | Rajoni / Region

Gjermeni-GvozdenovicMinistrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit të Zi, Branimir Gvozdenoviç.

Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit urban dhe planifikimit, u nënshkrua në kuadër të vizitës zyrtare që ministrja Gjermeni zhvilloi sot në Mal të Zi.

Gjermeni-Gvozdenovic-1

Gjermeni deklaroi se “bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive dhe vendeve tona do të konkretizohet tashmë, edhe në hartimin dhe zbatimin e projekteve konkrete ndërkufitare me në fokus zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të zonës kufitare”.

Gjermeni-Gvozdenovic-2

Sistemi elektronik i lejeve të ndërtimit, vijoi ministrja, do të jetë një tjetër fushë bashkëpunimi ndërmjet stafeve teknike të dy ministrive tona, duke garantuar kështu zhvillimin e një platforme dixhitale me modelet më bashkëkohore në shërbim të qytetarëve dhe investitorëve të huaj dhe vendas. /a.gegvataj/

Agjencia Telegrafike Shqiptare