Inatet e PDK-së e shpallin Albin Kurtin të vdekur

November 4, 2015   | Rajoni / Region

Albin-Kurti-shpallet-i-vdekurNë rrjetet sociale po qarkullon një fotomontazh, ku shihet një afishe, që përdoret për të njoftuar për një të vdekur.

Në të shkruan se ka vdekur “Deputeti Albin KURTOVIÇ”.

Në afishen ku është vënë fotografia e Kurtit, shkruan se “varrimi do të bëhet në fshatin Vladimir në Mal të Zi”.

Përpos kësaj, është edhe një afishe tjetër, që tregon se ka vdekur “Lëvizja Vetëvendosje”.

“Vdiq nga një sëmundje e rëndë që nuk ka shërim, sëmundja quhet Pushtet, Karrik” përshkruhet kinse vdekja e kësaj lëvizjeje.

Nuk dihet se kush i ka punuar dhe shpërndarë këto fotografi.

Por, jo zyrtarisht mësohet se janë publikuar nga zyrtarë të PDK-së në Malishevë.

Telegrafi

vetvendosja-shpallet-e-vdekur