Nika: Për hajr na kjoftë edhe vjedhja e radhës në zgjedhjet 2015..?!!

November 19, 2015   | Opinione

muhamet-nikaShkruan: Muhamet Nika

A e dini se në zgjedhjet e kaluara lokale komisioni   zgjedhor në Ulqin i vendvotimit ,i pat lejuar një votuesi që të votojë diku në Anë të Malit ,me punomoće(autorizim) për gjyshen e sëmurë..?!

Dhe se kur u zbulua , u vendos nga komisioni, që „ pa sherr..“,të anulohej një votë në vend votim. Ndërsa ligji thotë që për këtë punë zgjedhjet doemos përsëriten .Kurse votuesi i tillë ndëshkohet me burgim…?!!!Po themi se Inshalla nuk është kështu siç e kemi dëgjuar, me gjithë atë pak është e besueshme të  jetë e kundërta.

Njerëzit e suksesshëm nuk bëjnë kurrë kompromis me gjëra të pa ndershme?!!!

Me zgjedhjen e re të komisionit zgjedhor në Ulqin , e cila ndodhi në mbledhjen e fundit, po duket se në heshtje u la që DPS- me partnerin e vet UDSH-në, të bëhet gati të manipulojë me zgjedhjet e ardhshme . Këtë më së miri e dëshmon emërimi i ri i komisionit , kur në krye të tij përsëri u vu njeriu i cili u mundësoi këtyre dy partive të falsifikojnë rrethana e ngjarje të pa vërteta, pas krizës e cila përfshiu koalicionin qeverisës me ikjen e Gjekës në krahun e Forcës. Në këtë ishte i kyçur si sekretar i komisionit edhe gjykatësi Feriz Gjeraniq?!

Fjala është kur u bënë përpjekje për t’i grabitur mandatin Astrit Kurtit, si këshilltar i PPD-së , pasi ky me kryesinë e PPD-së , i bëri shumicën koalicionit të ri të Forcës dhe PD duke e stabilizuar atë.

Mjerisht edhe kësaj radhe në kuvendin e fundit me votat e Forcës dhe PD-së -më zë të zbritur ,përsëri për kryetar të komisionit u bë i njëjti person që falsifikoi. Dhe kështu dy subjektet shqiptare në pushtet,“harruan “ kokëçarjet që u kish sjellë komisioni me falsifikim të dokumenteve.

Po duket se kësaj radhe në mënyrë që manipulimi të jetë edhe më i lehtë, duke komentuar në favor të DPS-it ligjin për zgjedhjen e tij ,Forca dhe PD i dhanë opozitës përveç kryetarit që u takon(si parti më e madhe )edhe    2 anëtarë duke e lënë pozitën me dy anëtarë e opozitën me 3 …?! Ndërsa sekretari që i takon opozitës iu dha Forcës me lejen e DPS-it…?!!! Thjeshtë komisioni i kësaj përbërje ka kuorum për punë edhe pa pozitë?!

Ç’ është më e keqja , kjo u bë edhe me përkrahjen e Udsh-së e cila   u pajtua që edhe ajo të votojë kryetarin e komisionit i cili më herët , mandatin e kryetarit të komisionit e kish fituar duke luajtur me fanellën e tyre. Dhe as pritet të marrë masa për ta kontestuar zgjedhjen e tillë në gjykatën administrative…?!

Dëshmitë e falsifikimit – argumente ?!

Pas falsifikimit të aktit të dorëheqjes të këshilltarit A. Kurti (PPD), në mandatin e kaluar- Ali Rexha , e pat paditur atë në ministrinë përkatëse, me fjalët: që nuk po ia lëshon vendin këshilltarit të radhës të cilit komisioni zgjedhor i kish lëshuar vendim, edhe pse Kurti, cekte “ .. që mandatin e mbaj për vete..”?!

Komisioni-zgjedhor-Ulqin

Në ankesë të tij , të cilës iu bashkëngjitën edhe dy partitë tjera DPS dhe UDSH, ekipi i inspektorëve të ministrisë së punëve të brendshme nga republika, arriti në KK Ulqin, për të kontrolluar gjendjen dhe në raportin e bërë , pat vërtetuar të kundërtën e asaj të Rexhës, për këtë për falsifikimet e përmendura të KQZ-së, shkruan : ”…se në librin e procesverbaleve të kom. zgjedhor nuk figuronte të ishte mbajtur mbledhja në të cilën është nxjerrë vendim   që në vend të këshilltarit Astrit Kurti të jetë zgjedhur Kujtim Sukaliqi për këshilltar, si dhe as nuk ekzistonte raporti i KQZ-së për plotësimin e vendit të lirë të këshilltarit; që KQZ-ja nuk ishte marrë as me vërtetimin e procedurës së dhënies së certifikatës së mandatit për zgjedhje të këshilltarit Kujtim Sukaliqi, dhe për atë se si për mënyrën e zgjedhjes së tij ishte ngritur te prokurori shtetëror procedura penale( nga Astrit Kurti)…?! Andaj nga kjo del që Astrit Kurtit , nuk i pushon mandati si këshilltar i KK, për arsye se nuk ekzistojnë kushte për pushim të mandatit në bazë të ligjit dhe nenit 101., paragrafi 1,pika 1. Për zgjedhje të deputetëve dhe këshlltarëve…”

Nga kjo shihet qartë se efektet e falsifikimit të komisionit në dëm të këshilltarit A. Kurti, u penguan falë ndihmës nga frika e prokurorit shtetëror dhe politika “e potezit ”, të mundur me këtë rast kërkoi të mbyllet e gjithë çështja duke çuar dorë nga marrja e mandatit!!!

Komisioni-zgjedhor-Ulqin-1

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„