Abazoviq: Tronditje te blloku politik shqiptar në Mal të Zi

November 21, 2015   | Lajmet / Vijesti, Politika

dritan-abazovicDeputeti në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq ka deklaruar se tentimi i rikompozimit të pushtetit lokal në Ulqin ka treguar naivitet dhe amatorizëm të madh politik në të cilin janë përfshirë partitë nacionale shqiptare, raporton Ul.info.

“Mua, në një farë mënyre, më gëzon që këtu është përzier edhe PDS-ja”, tha ai për “Dan” duke theksuar se nuk e ka të qartë “dëshirën kaq të madhe të PDS-së për tu kthyer në pushtetin e Ulqinit”.

“Disa liderë të partive shqiptare ishim shumë kritik ndaj PDS-së, ndërsa tani kanë ndryshuar qëndrimet. Janë të gatshëm që 60 për qind të pjesëmarrjes në pushtet, sa kanë tani në Ulqin, ta zëvendësojnë me 40 për qind në kombinim në të cilin PDS-ja do të ishte dominant. Ky është nonsens politik”, tha Abazoviq.

Sipas fjalëve të tija, do të pritet për rikompozimin e pushtetit lokal. “URA është e gatshme që           të shkojë në opozitë ose në zgjedhje të reja, gjë që është më e drejtë”, përfundoi ai.