Klubi i karatese “Champion”- sjell medaljen e dyte Ballkanike per vitin 2015

December 16, 2015   | Lajmet / Vijesti

Klubi i karatese -Champion-Ulcinj-Ulqin-3Me date 11,12 dhe 13 dhjetor ne Dubrovnik,u mbajt kampionati ballkanik per kadet,junior dhe senior te rinj.Moren pjese 11 shtete nder te cilet edhe perfaqesuesja e Malit te Zi.Nga klubi yne pjese e perfaqesueses ishin Ivana Rangjelloviq(juniore) dhe Eliza Markiq(kadete) te cilat garuan ne luftera individuale dhe ekipore. Ivana Rangjelloviq u kurorezua me medalje bronzi ne luftera ekipore.

Klubi i karatese -Champion-Ulcinj-Ulqin-

Kjo medalje perseri eshte e vetmja medalje ballkanike e sjellur ne qytetin tone.Ky sukses eshte rezultat i perpjekjeve maksimale dhe trainimeve te pakufizuara ne klubin e karatese Champion.

Kurse Eliza Markiq,edhe pse e lenduar,u paraqit ne menyre dinjitoze si ne luftera individuale ashtu dhe ne ato ekipore.Vlen te theksohet se Eliza eshte pjese e perfaqesueses se Malit te Zi qe pese vite me rralle ku cdo here eshte renditur nder garueset me te suksesshme.Ne baze te ketyre rezultateve,ajo do te marre pjese edhe ne kampionatin evropian qe do te mbahet ne shkurt te vitit 2016.

Klubi i karatese -Champion-Ulcinj-Ulqin-1

Kjo medalje eshte arritje e madhe per klubin tone.Eshte deshmi e seriozitetit te punes se palodhshme brenda klubit.Ju rikujtojme se klubi yne pervec medaljeve shteterore ka sjellur ne qytetin tone 4 medalje ballkanike dhe 1 evropiane-thuhet ne deklaraten e selektorit te perfaqesuese se Malit te Zi,Lek Markiqi dhe traineres se kk Champion,Xheneta Vuciqi.

Klubi i karatese -Champion-Ulcinj-Ulqin-2

Drejtuesit e kk Champion falenderojne sponsoret te cilet mundesuan plotesisht pjesmarrjen e anetareve ne kete gare te nivelit te larte.