Ambasadori turk Serhat Galip viziton Ulqinin

December 17, 2015   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Ambasadori turk Serhat Galip ne Ulqin-Ambasadori turk i mandatuar në detyrë para pak kohësh në Mal të Zi, shkëlqesia e tij Serhat Galip ka zhvilluar një sërë vizitash në Ulqin. Fillimisht ai ka vizituar Komunën ku u prit nga kryetari z. Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij. Kryetari duke i uruar mirëseardhje theksoi  marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimi që është vënë me zyrtarë të lartë të Turqisë departamentet e tyre,  afaristë të fushave të ndryshme dhe binjakëzimi që është bërë me qytetin Serik. Sipas kryetarit dhe bashkëpunëtorëve të tij është e rëndësishme që bashkëpunimi të thellohet dhe mëtej  sepse Ulqini ka potenciale të mëdha për investime veçmas në fushën e turizmit.

Ambasadori turk Serhat Galip ne Ulqin-1

Ndërkaq ambasadori turk tha se Turqia do të rrisë prezencën e saj në Ulqin dhe se ambasada jo  më larg se në fillim të vitit të ardheshëm do të punojë për konkretizimin e disa iniciativave me  karakter ekonomik, që do të ndihmojnë në intensifikimin e shkëmbimeve në të ardhmen.

Ambasadori turk Serhat Galip ne Ulqin-2

Ambasadori i shoqeruar nga zyrtarë komunal vizitoi Xhaminë e marinarëve ku është pritur nga  krerët e Bashkësise islame.

Komuna Ulqinit