URA nuk është pjesë e asnjë koalicioni në Ulqin

January 20, 2016   | Politika

Bajraktari-URAKëshilli komunal i Lëvizjes qytetare URA solli në mbledhjen e mbajtur të hënën mbrëma, vendimin njëzëri për lëshimin e koalicionit qeverisës në Ulqin, njofton Portali Ul-info.

“Tre janë arsyet themelore që na shtynë të marrim këtë vendim”, deklaruan nga kjo parti dhe sqaruan: arsyeja e parë është bllokimi i pakuptimtë i funksionimit të organeve të vetëqeverisjes lokale pikërisht nga ana e partnerëve të deritashëm të koalicionit, pastaj mosrespektimi i marrëveshjes së koalicionit, dhe arsyeja e tretë janë negociatat e Forcës dhe Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” me PDS-në rreth rikompozimit të pushtetit në Ulqin.

Në pajtim me këtë vendim zyrtarët në pushtetin lokal nga radhët e URA-së do të japin dorëheqje nga funksionet e veta, shtojnë nga kjo parti.