I.Kallaba: Klasa politike shqiptare e mbanë peng Ulqinin

January 28, 2016   | Lajmet / Vijesti

Ismet-KallabaGazetari dhe analisti politik Ismet Kallaba tha se kriza e fundit politike ka treguar edhe një herë papërgjegjshmërinë e klasës politike shqiptare në Ulqin.

“Politika e inateve personale, një ves i njohur i mentalitetit shqiptar, ka bërë që ajo të marrë peng fatin e Ulqinit. Por ata që kanë marrë përgjegjësi për ta drejtuar këtë qytet, duhet ta dinë se aq sa është privilegj për të qenë në krye të tij është edhe përgjegjësi dhe askush nuk guxon të luajë me Ulqinin dhe qytetarët e tij, të cilët po e humbin dita-ditës besimin, ndërsa shpresa duket gjithnjë e më e zymtë”, shkruan Kallaba për “Koha javore”.

Sipas fjalëve të tija, koalicioni qeverisës në Ulqin, në mënyrë figurative, i ngjanë një çifti bashkëshortor ku secili përpiqet ta tradhtojë partnerin.

Ul.info