Nika: Pse e fyu Abazoviqi parlamentin, me shprehjen: “….Tako mi bog pomaga..”

January 28, 2016   | Opinione

Muhamet NikaNga Muhamet Nika

Në burimet e popëve ortodoks serbë , të cilët shërbenin në ushtrinë serbe në luftërat Ballkanike, konfirmohet të kishin përdorë këtë përshëndetje ushtarake gjatë tërheqjes në Frontin e Sollunit- Kajmak Çallan… ?!

Kjo si përshëndetje ishte përsëritur edhe gjatë luftërave me austro-hungarezët, kurse edhe mbreti Nikollë duke vizituar malazezët , të cilët e pushtuan Shkodrën , u pat thënë :” Pomoz bog junaci- zoti ju ndihmoftë trima” : “ Bog ti pomaga kralu- zoti të ndihmoftë mbret..!”

Për ortodoksinë ekstreme serbe , këto shprehje , janë njëlloj motivuese si mund të jenë ata , ta quajmë kushtimisht   islame – për Isisin.

Ndërsa , për qeveritarët serbo-malazez- po edhe popullin edhe pse ka kryer lufta – Amfillohije edhe sot është në rangun e një kryeministrit sipas autoritetit….?!!

Për shoqërinë aktuale serbo – malazeze , vlen ajo shprehja e atij filozofit – që s’po më kujtohet emri e i cili thotë: “Të gjithë janë të barabartë por disa janë më të barabartë se tjerët ..” ?! Po kujtojmë se

mbi bazën e kësaj filozofie , në vitin 90 edhe deputetit : Dragan Koprivica , fjala bie, shkroi poezinë : Mi i Oni(Ne dhe Ata)?! Duke thënë “ E bože kakvi smo mi – zlatili se / e bože kakvi su oni…?! E zot si jemi ne, u prarofsh ….

Ndërsa shprehja e përdorur nga Abazoviq, përveç se kishte hyrë, si shprehje në artin luftarak ajo kishte hyrë edhe në letërsinë e kohës deri pas viteve 90 e këtej. Kur vërehet të , krijohet një literaturë- art i tërë i shkruar dhe i angazhuar antishqiotar dhe anti islam.

Kësaj që po themi ,përveç tjerash nuk i shpëton dot ,as Llalliqi …si shkrimtar malazez, kur përmend vargjet popullore: Juzbašiću mlad majore, mlad majore sravne gore/ kreni vojsku ovih dana / preko Pći i Dečana/ tebe čeka sirotinja / oko Plava i Gusinja….?!

Kurse shqiptarët në veprat e tij të fundit t , dalin të shëmtuar e me gushë dhe turinj derri , që zbresin nga mali etj.etj…?!

Andaj sipas ngarkesës karizmatike të trashëguar etnopsikologjike serbo-malazeze, kur këtë shprehje e thotë një jo ortodoks – shqiptarë  dhe madje mysliman , me emrin Dritan Abazoviq- kuptohet se është provokim, e aq më tepër , kur korpusi i tyre e njeh mirë parimin e edukatës dhe filozofisë islame dhe dihet që në islam , nuk vlen parimi i trinitetit , por i njëshmërisë së zotit.

Supozojmë që sikur Abazoviq, të kishte thënë : U ime boga – ja Dritan Abazoviq, neću nikad da glasam …. e jo ashtu si e tha : Ja Dritan Abazoviq , ne glasam Tako mi bog pomaga …?! Atëherë , çdo gjë do të kishte qenë në rregull . Sepse edhe ata vet e dinë se myslimanët , fillimisht përmendin Allahun pastaj të tjerët me radhë dhe për këtë –prapë se prapë kanë me gjithë atë respekt e tolerancë dhe na ha mendja se nuk do kishin … reaguar.

Edhe Dinosha provokoi ngjashëm

Ngjashëm dikur provokoi edhe vet , Dinosha *- me shprehjen e tij : Ko se ne osveti- taj se ne posveti. Pra- ai që nuk mori hak – nuk e pagëzoi as popi….?!! Gjatë një debate në parlament duke provokuar replika sharje dhe fyerje e kërcnime..?!

Dhe për këtë , Ai ndenji i ngujuar në parlament …, deri sa nuk ia arritën kushërinjtë si dhe ata të gjakut –para parlamentit të Malit të Zi, …prej Dinoshe?! Thjeshtë , ai me të drejtë, pas këtij eksesi-nuk i besoi as sigurimit të kuvendit- ….prandaj kujdes..?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„