Mehmeti: Ulqini në krizë të thellë politike dhe ekonomike

February 4, 2016   | Lajmet / Vijesti

Esat-Mehmeti-gazetar-i-radio-Ulqinit-1Shkruan: Esat Mehmeti, gazetar i Radio Ulqinit

Ka vite që Ulqini ballafaqohet me një përkeqësim të madh politk dhe është para një krize të thellë ekonomike. Mirëpo, kohëve të fundit, u bënë tre muaj e më tepër që për arsye politik, të një ngërçi politik, pushteti lokal në Ulqin nuk funksionon dhe askush me rezon të shëndosh nuk mund të thotë se ka përpjekje për të tejkaluar këtë krizë. Askush nuk merr guximin e duhur, të pranojë fajësinë, apo të japë dorëheqje nga pozita që ai mbulon.Këtu përjashtim bëjnë,vetëm përfaqësuesit e Levizjës qytetare “Ura” të cilët ditë më parë deklaruan se nuk janë më pjesë e koalicionit qeverisës. Andaj, nga kjo k a t r a h u r ë, më së shumti e pësojnë qytetarët, në veçanti të punësuarit në komunë dhe në ndërmarrje publike, ku themeluese është komuna, të cilëve nuk u janë paguar pagat mujore prej 6 e deri në 16 muaj.Çka do të thotë kjo ?!…Kjo është pasqyra më e mirë e një pushteti lokal. Këtu edhe përkundër masave zbutëse nga ana e qeverisë republikane, ku, muaj më parë, Qeveria e Malit të Zi, përkatësisht,Ministria e Financave, i lejoi komunës së Ulqinit një kredi-marrje, në vlerë prej 4.250.000 €,vetëm e vetëm që sado pak të zbusë gjendjen e krijuar material në këtë komunë dhe në ndërmarrje publike, por për shkak të huqeve dhe inateve personale brenda koalicionit qeverises, (Partisë Demokratike me aleatet e saj dhe të Forcës në nën tjetër), kjo kredi nuk u realizua .

Mbledhja e Parlamentit lokal, e mbajtur në fundvitin që lamë pas, shpërfaqi arrogancën e tyre mes veti. Mosmiratimi i rebalanc-buxhetit të komunës, kredimarrja mbeti peng i gjithë kësaj historie.

Megjithëse, situata politike në Ulqin mbetet e tensionuar. Partitë në pushtet, bashkë me lidershipin shqiptar të këtij mjedisi, sillen sikur jemi në një situatë normale dhe se në Ulqin nuk po ndodhë asgjë dhe nuk ka krizë. Por jo…!, ajo është e vërejtur nga secili qytetar i Ulqinit.Dy përfaqësuesit kryesorë, Gjeka dhe Cungu, me qendrime të veta, dëshmojnë joseriozitetin e duhur duke krijuar krizë politike dhe institucionale.Esencialisht, kriza është më e thellë se sa pasqyrohet.

 

                       Ulqini ka krizë politike dhe krizë institucionale

 

Qeverisja lokale me një politikë jo të mirëfilltë, tallëse dhe degraduese është shëndërruar në treg konsumues dhe në një g a n g r e n ë për qytetarët e saj. Duke i parë proceset politike jo të mira që po rrjedhin aktualisht, njohës të rrethanave politike të këtij mjedisi, mendojnë se mungesa e kulturës politike, mungesa e dialogut paraprak për çështje madhore dhe mungesa e transparencës institucionale në njërën anë, si dhe nëpërkëmbja e normave dhe parimeve në anën tjetër, e kanë thelluar hendekun jo vetëm në mes opozitës, por edhe më shumë në mes koalicionit qeverisës, (Partisë Demokrtaike dhe Forcës), gjë, që ka irituar jo vetëm njohësit e çështjeve politike e shoqërinë civile, por në masë të madhe edhe qytetarët e Ulqinit e më gjërë. Pjesëtarë të shoqërisë civile dhe analistë mendojnë se për këtë hendek të krijuar, padyshim, përgjegjësinë dhe peshën më të madhe e mbajnë këta dy aktorët kryesor, si dhe udhëheqësitë e partive politike në pushtet.

Koalicioni i qeverisjes lokale, që në start të fillimit të punës së kësaj legjislature u ndi e pafuqishme në punën parlamentare. Ajo trashëgoi raporte të këqija, andaj dhe Ulqini ballafaqohet me probleme të shumta, me trend jo të mirë politik dhe me një situatë të rënduar sa politike, aq edhe ekonomike. Loja e tyre jo e hijshme, për pasojë solli bllokimin institucional të pushtetit vendor, duke përshkallëzuar edhe më shumë krizën në mes koalicionit qeverisës e duke e zhytur legjislativin e vendit në krizë dhe kaos edhe më të thellë. Në tërë këtë situatë, emërues i përbashkët i gjithë kësaj që po ndodhë, padyshim, është politika kryeneçe.

Krerët e politikës shqiptare të këtij mjedisi, dita-ditës përplasën mediatikisht mes veti. Mjafton të dëgjohen e shihen pamjet e transmetimeve radio- televizive, ku dëgjohen akuza të ndërsjellta me gjuhën e vrazhdë dhe shumëherë edhe banale.

Krerët e politikës shqiptare në Ulqin, duke raportuar lidhur me krizën politike në këtë mjedis, pa ngurruar, japin “spektakël” edhe në sheshe të gazetave si ;“Vijesti”,“ Dan”, “ Dnevne Novine” etje, Këtu, lexuesi njihet me shqiptarët të cilët udhëheqin me qeverisjen lokale në Ulqin. Këtu mëson për përplasjet e polarizimet e tyre të skajshme.

Por, jo vetëm kaq. Këta shkojnë edhe më lartë, kërkojnë “shpetimin” të ”babaxhani”, të partia më e madhe opozitare, DPS ( Partia Demoktratike e Socialisteve), këta, po zhvillojnë një lojë se kush është më i “fortë “ dhe më i“dashur” me DPS-in, ( Partinë Demokratike të Socialisteve ). Andaj, me keqardhje, por fitohet bindja se shqiptarët mund të bëjnë aleancë me çdo parti të tjera, por mes veti jo !. Është për të ardhur keq !.

Faktori politik duhet të mbajë përgjegjësinë e duhur

Këtu, faktori politik shqiptar mbanë përgjëgjësinë e duhur për qasjen e problemeve madhore. Ajo duhet të ishte më e përgjëgjshme, me e matur në veprime, e jo vetëm të jetë dekor dhe vetëm dekor.! Ulqini edhe ashtu me këtë normë të zhvillimit, është nën masën e zhvillimit që kanë komunat të tjera në shkallë republike. Mosrritja ekonomike, rritja e papunësisë, papërspektiva e të riinjve, varfëria e madhe, janë shifra që dëshmojnë se ekonomia e Ulqinit është në krizë të thellë tash e sa vjet.

Në këtë mjedis, sektori shoqëror është në shkatërrim e sipërm, apo thënë shkurt, nuk ekziston fare.Ndërsa edhe ato pak biznese private sa janë, gjendja e tyre është mjaft alarmate dhe e vështirë, këto, po përballen me probleme të mëdha dhe shumë prej tyre janë në prag të falimentimit. Andaj, për ta ndryshuar këtë situatë, kërkohen masa urgjente. Andaj, nëse nuk ndryshohet kjo politikë ekzistuese, në kuptimin e mirë të fjalës, që të bëhen reforma rrënjësore të politikës dhe të hyjnë në funksion të mbrojtjes dhe të nxitjes së zhvillimit vendor, atëherë, në fakt ekonomia e Ulqinit është drejt shkatërrimit. Pra, anija po fundoset. Deri të ky vlerësim, kemi ardhur duke parë se qeverisja lokale nuk ka strategjinë e duhur, nuk ka vizonin e mire për një zhvillim të mirëfilltë, thënë shkurt nuk shohim një perspektivë ekonomike të vendit.

 

                                Jemi në prag të një situate të vështira.

Andaj, Ju politikanë që po mbani peng zhvillimin e këtij mjedisi,të keni kujdesin e duhur, se problemet nuk zgjidhen me deklerat dhe kumtesa publike, e as me rikompozim të pushtetit, si dhe as me zgjedhje të reja, por me reforma e aksione të veprimit konkret. Në të kundërtën, kostoja do të jetë tepër e shtenjtë dhe humbja e dhimbshme.Do të merrni ndeshkimin e popullit,do të jeni të humbur. Të humbur nga se e keni shkelur besimin e popullit dhe besimi i popullit është i rëndë, është i madh. Ai, kur e shpërfillë të ndeshkon, të dëmkoson, të vret. Një fjalë e urtë popullore thotë: “kosin e prish uji, ndërsa burrin e prish huji ( inati )”. Andaj,t’i lëmë mënjanë huqet dhe inatet personale.Të vëmë pervojën në shërbim të popullit,në ato të I keni premtuar elektoratit të “ ngratë “. Pararojë të mbani besimin e popullit që keni marrë. Për ndryshe ….dotë ndeshkohni ,do të bindeni, por do të jetë shumë vonë .

Unë do të citoja një mikun tim,(Xh.Z.) i cili, ditë më parë, në një letër të tij të hapur drejtuar politikanëve tanë dhe të publikuar, ai në mes të tjerave shkruan …” OSE BASHKOHUNI, OSE TË GJITHË JEPNI DORËHEQJE, SE U LODHËM ME JU!”

 

Mendoj se, këtu problemi është politik dhe mund të zgjidhet vetëm me mjete politike, pra vetëm përmes dialogut. Andaj, jo paqellim me sillet në mendej një thënie e artë, një shprehje –sllogan-i, i ( e) cili-a u mësua para 8 viteve, më 2008 dhe u përsërit me dashmairësi nga të gjithë shqiptarët anekënd botës ,tani, me falni, por, për kohën, unë do ta këthej në antitezë

“ BAC MARUM “!.

 

 

,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,