Operacion i policisë antidrogë Operacion Mali Zi-Shqipëri-Itali, sekuestrohet gjysmë ton drogë

February 5, 2016   | Rajoni / Region
Koferenca-e -perbashketKanë dalë sot para mediave në Tiranë përfaqësuesit e tre policive, të Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi për të informuar për një operacion të përbashkët anti-drogë që është zhvilluar në ujërat detare mes 3 vendeve.
Ky operacion ka angazhuar forca të shumta të policisë shqiptare, 8 mjete të policisë kufitare dhe Guardia di Finanzas është arritur të sekuestrohet sasia e marijuanës e destinuar për në Itali, rreth 500 kg por trafikantët kanë arritur të shpëtojnë. Kjo falë edhe mjetit lundruese tepër të fuqishëm, të pajisur me 2 motorë nga 300 kuaj fuqi gjithsecili.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për kufirin e migracionin, Genc Merepeza tha se kjo gomone nuk ekziston në regjistrat shqiptarë, pra dyshohet se ka ardhur në Shqipëri për të marrë lëndën narkotike.
Droga është sekuestruar nga policia italiane dhe kishte si destinacion Barin. Sakaq, bëhet e ditur se vlera e lëndës narkotike shkonte në 5 milionë euro. Pasi janë pikasur nga policia, trafikantët e kanë hedhur drogën në det dhe janë larguar. Ndërkaq, vijon puna për kapjen e autorëve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

YouTube Preview Image

YouTube Preview Image