Gjeka: Prioritetet e komunës – rifillimi i prodhimit dhe mbrojtja e kriporës

February 13, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

Gjeka-Prioritetet e komunës-mbrojtja e Kripores-UlqinKryetari i Komunës së Ulqinit dhe njëherazi dhe i Partis Demokratike z.Fatmir Gjeka, përshëndeti të premtën konferencën ndërkombëtare të mbajtur në Ulqin për Kriporen.
Ai shprehu besimin se kjo do të rezultoje në ide të reja dhe vizione për këtë hapsirë ,në vazhdim ai tha:
Se pari dua të shpreh rrespekt dhe falenderim për njerëzit që para 80 e më shumë viteve kishin një ide , kurajo dhe vendosëshmeri që në një vend kaq të bukur të ndërtojne një kripore ,sepse ajo simbolizoj një fillim të ri në zhvillimin e Ulqinit si dhe hyrjen në shek.20-të.

Me ndërtimin e saj në vitin 1934 ky qytet u bë i njohur në bote si qyteti i prodhimit të kripës. Kështu që me padurim presim që të filloj prodhimi i këtyre kristaleve të njelmta që do të thote të ringjallet zhvillimi i këti objekti dhe të hapen vende të reja pune e me këtë do të jete edhe ushqimi i mjaftueshëm për shpend, si dhe do të ketë vizita të medha turistike që do e ringjallin edhe qytetin.

Me kënaqesi ju deklaroj se në muajt e ardhshëm do të ketë më shumë vizita turistike që do të vizitojnë Kriporën ,ishullin Ada dhe Plazhin e madh.
Me shikimin e zogjëve e cila është një kënaqësi e veçantë dhe e paharrushme ,për këtë Evropijanet nuk kanë nevoje të shkojne në Afrike por në kriporën tonë munden të kënaqën me shikimin e pelikanëve dhe flamingosve. Me duart tona është që të bëjme të pamunduren që këtë vend ta rregullojme dhe ta zbukurojme që musafiret të ndihen më të rehatshem ,sepse musafiret janë ato të cilët e reklamojne vendin e kur ato jane të kënaqur atëherë edhe promovimi i qytetit është efikas.

Përzemërsisht falenderoj shtetin e Malit të Zi gjegjësisht ministrin e turizmit që zgjodhen projektin ,,Kriporja Ulqinit” të kandidojnë në Bienale në Venecije dhe Ulqinin si qytet ku do të mbahet kjo mbledhje. Do të jetë kjo një shans i mirë që njerëzit të binden që kriporja gjithsesi është një vend turistik,ekonomik,ekologjik dhe me vlera kulturore të Ulqinit,Malit te Zi dhe Evropës.

Shpeshherë më kujtohen fjalët e ish ambasadores Polake në Mal të Zi Grazhine Sikorsk, ku gjatë vizitës së parë në qytetin tonë thoshte ,,njerëzve shpeshherë duhet ti përkujtojme se cka kajnë në kopshtin e vet”.Kriporja është dicka madhështore, një perl natyrore dhe dicka jashte natyrore thoshte ajo.

Ne ulqinaket jemi shpirtërisht të lidhur me kriporën ajo me dekada ishte ushqyesja e shumë familjeve mund të themi se nuk kishte familje që një person nuk punonte në kripore.
I sigurt jam qe me vizionin tuaj do të realizohet ky projekt.
Në shtetin tonë traditat flitëshin se miqësia fillohet me buk e kripë kurse ne e prodhojmë kripën.

Ju përshendes dhe deshiroje që kjo mbledhje të ketë punë të fryteshme. Gjithashtu suksese të përzemerta ju deshiroj edhe pjesëmarrësve tonë në Bienale në Venecije.
Kështu mbyll fjalimin përshendetës kryetari Gjeka në konferencën e cila u mbajt në Hotelin Mediteran.

Partia Demokratike Facebook