Ekologët premtojn referendum: Ulqini qytet nafte apo turizmi

February 16, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

platforma-nafteKoalicioni regjional “SOS për Adriatikun” ka akuzuar Qeverinë e Malit të Zi se po i mashtron qytetarët dhe kërkoi që të ndjek shembullin e Kroacisë dhe Italisë dhe të ndal procesin e hulumtimit të naftës dhe gazit, derisa në tërësi mos të shihen pasojat e këtij projekti, transmeton “Vijesti”, transmeton portali Ul.info.

Thuhet që OJQ “Green Home” ka bërë hulumtimin në Ulqin, Tivar dhe Budvë ku rezultoi se dy të tretat e qytetarëve nuk kanë informata elementare për pasojat të cilat hulumtimi dhe prodhimi i hidrokarbureve sjell me vete.

Për këtë arsye ekologët kërkuan që në komunat bregdetare të organizohet referendumi ku qytetarët do të tregonin qëndrimin e vet për këtë çështje.