Lajm.me: Gjeka bën përpjekjet për miratimin e planit të Resulbegoviqit para Mediteranit

February 16, 2016   | Turizmi / Turizam

Plani-Plan-Hotel-Mediteran-Ulqin-UlcinjVazhdojnë skandalet: Gjeka hedh për miratim planin e Resulbegoviqit para Mediteranit

Në rend të ditës për mbledhjen e nesërme të Kuvendit Komunal, do të gjendet edhe plani kontrovers për objektin e arkitektit Selim Resulbegoviq para hotelit Mediteran.
Ky plan ishte edhe një nga arsyet e shkarkimit të Resulbegoviqit nga kryetari i atëhershëm Nazif Cungu.
Në debatin e ashpër në televizionin Teuta gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2014, Resulbegoviq e mohoi këtë plan, por sic duket Cungu kishte të drejtë.

cungu-resulbegoviqit-

Këtë e vërteton edhe vendosja e këtij plani për miratim nga vetë kryetari Gjeka, kurse plani për Mediteran nuk miratohet tash 9 vjet ( prej 2007), edhe pse ka paguar 250.000 euro komunali.
Portali ynë mëson se hoteli Mediteran ka ngritur akt padi ndaj projektuesit në lidhje me këtë plan.

Ja pra edhe rendi ditës i mbledhjes të jashtëzakonshme që nuk mundi të mbahet sot.

Rendi-ditës-i-keshilltareve-te kuvendit-te-Ulqinit-

 

 

  1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve;
  2. Propozim Vendimi për caktimin e vlerës së tregut të patundshmërive për vitin 2016,
  3. Propozim Vendimi për tatimin në patundshmëri,
  4. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin Limani 1 në Ulqin,
  5. Propozim Vendimi për nxjerrjen e PDU për lokalitetin “Kodra 1” në Ulqin,
  6. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet për parcelat e caktuara urbanistike e kadastrave në PI PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin “Rana” në Ulqin,
  7. Propozim Vendimi për sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve për parcela të caktuara urbanistike e kadastrave në vëllimin e PI PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin “Pinjeshi 1” në Ulqin,
  8. Propozim Vendimi për sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve për parcela të caktuara urbanistike e kadastrave në vëllimin e PI PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin “Pinjeshi 2” në Ulqin,
  9. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet për parcelat e caktuara urbanistike e kadastrave në PI PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin Meterizi 1 në Ulqin,
  10. Propozim Vendimi për nxjerrjen e Ndryshimeve dhe plotësimeve të PDU “Fusha e Ulqinit” në kuadër të zonës B, nënzona 7 dhe 9 për parcelat urbanistike: nr. 50, 51, 59, 60, 61, 62, 63, 64, 65, 66, 67, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 të bulevardit prej tek udhëkryqi tek NP Ujësjellësi e kanalizimi deri te ura e re në Port Milenë dhe në kuadër të zonës B, nënzona 3 për parcelat urbanistike nr. 9, 10, 11 dhe 12 në Ulqin
  11. Propozimi I Planit të objekteve të përkohshme për vitin 2016 dhe
  12. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit për emërimin e kryeadministratorit të Komunës së Ulqinit.

Plani-Plan-Hotel-Mediteran-Ulqin-Ulcinj-1