Bregdeti i gjirit të Valdanosit , prioritet i investimeve të Planit hapësinor – Video

February 19, 2016   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Planin hapësinor i gjirit te ValdanositMe Planin hapësinor me dedikim të veçantë për zonën bregdetare është paraparë ndërtimi i 900 shtretërve në Valdanos, menjëherë nga pas plazhit i cili në vitin 1968 u shpall Përmendore të natyrës, raporton portali Ul.info.

Përpiluesit e planit kanë thënë se në këtë mënyrë praktikisht është anuluar Studimi shtetëror i lokalitetit, të cilin Qeveria e Malit të Zi e ka miratuar në vitin 2010, e me të cilin është planifikuar betonimi edhe më i madh i këtij gjiri unik.

Pra, shumica e objekteve planifikohet të ndërtohet në zemër të këtij gji, e jo në shpatet e Mendrës, kodrës e cila ndodhet në pjesën jugore të gjirit.

Një shikim në hartën e Planit për zonën bregdetare tregon pse me ngulm refuzohet të kryhet procesi i restitucionit në Valdanos.

Kuvendi komunal i Ulqinit disa herë ka sjell vendime dhe përfundime që në Valdanos dhe Kripore nuk duhet paraparë asnjëfarë ndërtimit.

YouTube Preview Image