Gjeka: Injorantët, dallaveraxhi dhe dëmtuesit politik nga maja e Forcës

February 21, 2016   | Shoqëria / Društvo

Gjeka-NimanbeguKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka reagoi ndaj kumtesës së sotme të Forcës së re demokratike, të cilin e përcjellim në mënyrë integrale, raporton portali Ul.info.

Asgjë nuk mund të më befasojë nga injorantët, dallaveraxhitë dhe dëmtuesit politik nga maja e Forcës. Qytetarët e Ulqinit do të mbajnë në mend keqbërjet e tyre politike, të cilat do të përcillen gjeneratë pas gjenerate.

Të gjithë ne jemi dëshmitarë se si një grup i njerëzve të papjekur, të padenjë dhe të papërgjegjshëm tentoi që shpresat, dëshirat dhe nevojat e qytetit t’i vendosë dhe shfrytëzojë vetëm për interesa personale. Dhe në këtë gjë, për fat të mirë, kanë dështuar turpshëm.

Patjetër, kanë dështuar edhe iniciativat e tyre burracake që unë të shkarkohem nga vendi i kryetarit të Komunës, vetëm që lideri i tyre prapë të bëhet kryetar. Tani, qyqarëve, i mbetëm vetëm apelet të cilat askush nuk dëshiron t’i dëgjojë.

E të gjitha i provuan, maksimalisht u poshtëruan, madje edhe më erdhi keq për ato. Edhe pse ato nuk dinë për ndjesinë e turpit.

Pas kësaj krejtësisht e humbën busullën. Le të shkatërrohet Komuna, i tërë Ulqini, bota, të gjitha në Sistemin diellor, vetëm ato ta kenë mirë. Çfarë rebalancësh, buxhetesh, planesh, vendimesh!!! Asgjë nuk guxon të kalojë, sepse kjo është në favor të Gjekës. Nuk ka lidhje që të gjitha vendimet për Kuvendin e jashtëzakonshëm i kanë propozuar sekretarët tonë!? Ne për asgjë nuk do të votojmë.

Me të vërtet, asgjë e habitshme nga këto lloj njerëzish, sepse ato janë kampionë në bërjen e bllokimeve.

Fatmir Gjeka nuk udhëhiqet nga kjo idiotësi politike. Po ashtu, nuk e di asnjë parti në Ulqin e cila i përkrah këto veprime të turpshme.

Sa i përket meje, gjersa të jem në këtë vend, të gjitha do t’i bëjë që vendimet të sillen në interes të administratës lokale dhe të qytetarëve.

Dhe me siguri, në këtë drejtim, do të shfrytëzojë të gjitha kompetencat të cilat mi jep ligji, thuhet në fund të reagimit të Fatmir Gjekës.