Skender Elezaga flet për zhvillimet e fundit politike në Ulqin – Video

February 24, 2016   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

Skender-Elezaga-UlqinShefi i Klubit të këshilltarëve të Partisë socialdemokrate në Kuvendin komunal të Ulqinit, Skender Elezaga në një intervistë dhënë “TV Teutës”, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Ulqin.

Para një muaji Skender Elezaga ka deklaruar, “Mbasi që URA lëshoi koalicionin qeverisës, duhet konstatuar se shumica në Parlamentin lokal nuk ekziston më”.

“Udhëheqësia e Kuvendit humbi legjitimitetin, ndërsa pushteti ekzekutiv duhet ta bëjë punën e vet deri në zgjedhjen e reja.

Elezega theksoi se për këtë arsye është e nevojshme që çdo vendim i cili mendohet të vendoset në rend të ditës të Kuvendin komunal duhet të fitojë përkrahjen e klubeve të këshilltarëve.