Trans Adriatic Pipeline-MontenegroPortali Analitika ka publikuar rrugën precize të korridorit të gazsjellësit Trans Adriatik e cila kalon nëpër Mal të Zi.

Gazsjellësi nga Shqipëria hynë në Mal të Zi në afërsi të vendit Shtodër, në komunë të Ulqinit, ku do të vendoset edhe uzina.

Ndërtimi i gazsjellësit nëpër vendin tonë do të kushtojë rreth 100 milion euro dhe do të financohet nga fondet evropiane, ndërsa mund të fillojë në dy, tre vitet e ardhshme.

Ky gazsjellës është i gjatë 867 km dhe me te do të transportohet gazi natyror nga Azerbajxhani, nëpër Turqi dhe Greqi, pastaj Shqipëri dhe Deti Adriatik deri në Italinë jugore dhe më tej në Europën perëndimore.

Ul.Info