Pobjeda: Malazezët që iu bashkuan ISIS, një nga Ulqini

March 30, 2016   | Real Estate

Pobjeda-nga-ulqini-ISISE përditshmja shtetërore malazeze “Pobjeda” ka publikuar investigimet e saj për shtetasit malazez të cilët kanë humbur jetën ose luftojnë në Siri, Irak dhe Libi në anën e organizatës terroriste të quajtur “Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit”(ISIL).

Duke u bazuar në burime të mirëinformuara, kjo gazetë përmend emrat e katër shtetasve malazez të cilët humbën jetën si përfaqësues të ISIL-it.

Shtohet që edhe tetë persona nga Mali i Zi luftojnë dhe se ato konsiderohen të “zhdukur”.

Ndër to është edhe një person nga Ulqini, për të cilin thuhet se nuk dihet ku ndodhet momentalisht dhe a është gjallë.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes e Malit të Zi bëhët fjalë për shtetasin me inicialet S.R, i cili ndodhet në Siri që në fillim të vitit 2015.

Po kështu e përditshmja malazeze “Pobjeda” vë në dije edhe për lëvizjet e grupeve radikale islamiste të njohur si Vehabi.

Të cilët sipas saj qëndren e rekrutimit e kanë në Sarajevë, ndërsa lëvizin në drejtim të Sirisë përmes qytetit Tutin në Serbinë jug-perëndimore, Rozhajës në veri të Malit të Zi dhe Kaçanikut në Kosovë.

ORA NEWS