Hapet panairi i artizanateve në Ulqin

Hapet panairi i artizanateve në UlqinMë duket se të gjithë mysafirët dhe qytetarët e Ulqinit, të cilët dje janë ulur deri në Ranë, kanë pasur kënaqësi shpirtërore duke shijuar bukurinë e detit dhe të Plazhit të Vogël, kësaj radhe edhe të qendisur me tavalina të mbushura me prodhime nga ulliri dhe të artizanatëve të ndryshëm.
Dhe të gjitha këto, në kuadër të kremtimit e Ditës së Ulqinit. Rana e bukur, gjithmonë tërheq mysafirë dhe qytetarë, prandaj, është mirë që organizohen manifestime të tilla, pasi që të rallë janë vendet ku mundet të shifen më prodhimet e artizanatëve, vesha kombëtare dhe sendet të cilat i takojnë artit burimor. Në këtë pjesë të qytetit tonë.dhe kësaj radhe është organizuar pra një panair regjional i artizanatëve, por edhe të prodhimeve nga ulliri dhe ullishta e Ulqinit. çka është për të lavdruar. Jamë më se i bindur, se shumë vizituasit e këtij panairi janë ndarë me mbresa të bukura.
Gjithashu, në kuadër e këtij manifestimi, në ” Molen e Madhe” është organizuar edhe një turnir sporti me moto “Jeta është sport”, ku të rinjët kanë treguar mjeshtërin në “Sporte luftarake”.

Ahmet ELEZAGA , në Ranë, ndërmjet veshës Kombëtare

Ahmet ELEZAGA-Ulqin
I lindur në Kalanë e Ulqinit dhe deri ke tërmeti katastrofal i vitit 1979 banori i Kalasë. Një kohë të gjatë ka naviguar ne anije të ndryshme oqeanike nepër tër detrat e botës. Ndërmjet shumë kujtimeve nga lundrimet e shumta, dallon dhe veçon ato nga Amerika e jugut, nga Kuba dhe nga Brazili. Ato kanë lënë në mua l mbresa më të bukura dhe më të mira, të pashlyera.
So është në penzionin e merituar. Për çdo ditë shkon në “Fushë” dhe merret me blektori. Aty e ndjenë vehten më së mirë, thot Ahmeti. Mirëpo, nuk mundem pa Ranë dhe pa Kala, dhe shpesh, pasdite ulem deri në Ranë, ku takohem me shokët e mij nga fëmirija, shprehet ai.

Ismet Karamanaga Facebook