Nishani dekoron Cafo Beg Ulqinin me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” – Video

April 20, 2016   | Bota

Cafo_Beg_Ulqini-1Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vlerëson luftëtarë e atdhetarë të shquar të qëndresës dhe çështjes kombëtare shqiptare

Në një ceremoni solemne, të mbajtur në Institucionin e Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit, Sh.T.Z. Bujar Nishani vlerësoi sot disa prej figurave më të shquara të Ulqinit, Malësisë së Gjakovës e të trojeve të tjera shqiptare, atdhetarë e prijës aktivë me ndikim të madh në qëndresën kombëtare dhe çështjen shqiptare.

Cafo_Beg_Ulqini-Pas vdekjes

Bujar-Nishani dekoron Cafo Beg Ulqinin-Cungu

Gjithashtu në këtë veprimtari vlerësimi dhe nderimi historik, Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi Kryetarin e parë shqiptar të Ulqinit, Cafo Beg-Ulqinin (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin “Në nderim të figurës së tij të respektuar, të atdhetarizmit e veprimtarisë së tij politike dhe patriotike, si Kryetar i Parë Shqiptar i Bashkisë së Ulqinit për dy dekada në mes të dy luftërave botërore, si dhe deputet i Ulqinit në Parlamentin e Shqipërisë, para Luftës së Dytë Botërore, frymëzim për kombëtarizim dhe atdhedashuri”;

Në këtë ceremoni ku ishin të pranishëm Ambasadori i Kosovës Ramiz Lladrovci, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, familjarë dhe personalitete nga Kosova dhe viset e tjera të banuara nga shqiptarët në rajon, Presidenti Nishani nderoi Binak Alinë (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin “Në vlerësim të figurës së tij të shquar si prijës popullor i kryengritjeve anti-osmane të Malësisë së Gjakovës dhe Rrafshit të Dukagjinit, në vitet 1840-1880, atdhetar e përfaqësues i Malësisë së Gjakovës në Lidhjen e Prizrenit, si dhe për rolin e çmuar si pleqnar i mençur, ndërmjetës e pajtues i shumë gjaqeve e mosmarrëveshjeve në gjithë Veriun e vendit dhe Kosovë” si dhe Ali Ibër Nezaj (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”: “Në vlerësim të figurës së tij të shquar si atdhetar e prijës aktiv me ndikim të madh në qëndresën kombëtare shqiptare të fundit të shekullit XIX, si një nga figurat qendrore të Lidhjes së Prizrenit, përfaqësues i denjë i malësorëve të Krasniqes dhe mbarë Malësisë së Gjakovës”.

Bujar-Nishani dekoron Cafo Beg Ulqinin-Cungu-1

Isa Demajn (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” “Në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar si një nga organizatorët dhe prijësit e demonstratave të vitit 1968 në Kosovë, në kërkim të lirisë, përdorimit të Flamurit Kombëtar dhe gjuhës shqipe në administratë, themelimit të universitetit, për Kosovën

Republikë dhe vetëvendosje për shqiptarët në territoret e tyre në ish- Jugosllavi”; si dhe Mexhid Mehmetin me Titullin “Naim Frashëri” “Në vlerësim të figurës së tij të shquar si një mësimdhënës, poet, prozator e gazetar që, me personalitetin e veprën e tij, ka frymëzuar e frymëzon brezat e rinj jo vetëm në Luginën e Preshevës, por dhe në mbarë trojet shqiptare”.

President.al © Republika e Shqipërisë 2013