Të dielën derbi „Otrant Olimpik“ e „Arsenalit“ në Tivat

April 20, 2016   | Sporti / Sport

Otrant-Olimpik-UlqinNga udhëheqësia e Klubit të futbollit „Otrant Olimpik“ është njoftuar se të dielën pritet derbi i vitit me skuadrën e „Arsenalit“ në Tivat, raporton portali Ul.info.

„Për ne çdo rezultat është i mirë përveç humbjes. Presim që të kualifikohemi për në barazh, e pastaj edhe në Ligën e dytë“, thonë në skuadrën e Ulqinit.

Për këtë arsye edhe një herë është dërguar apeli Komunës që të ndihmojë klubin financiarisht, gjegjësisht që lojtarët para lojës të dielën të marrin pagat e prapambetura.