Ahmeti: Prishtina dhe Ulqini bashkëpunojnë për turizmin

April 22, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

Ahmeti-CunguPrishtina dhe Ulqini konsiderohet të kenë problemet e njëjta, kështu u deklaruar sot pas një takimit që u zhvillua ndërmjet dy kryetarëve të këtyre komunave. Në këtë takim ku nikoqire ishte Komuna e Prishtinës, është diskutuar për bashkëpunimin në sferën e turizmit, legalizimin e objektet dhe ndërtime pa leje.

Të gjitha këto do të konkretizohen pas një vitet të cilën do ta bëjë kryetari Ahmeti në muajin maj në Ulqin.

Ahemti pas takimit ka treguar se në takim janë diskutuar shumë tema e për të cilat bashkë me kryetarin Cungu kanë shprehur gatishmërinë që të ndërtojnë ura bashkëpunimi, e që e para e kësaj do të jetë në fushën e turizmit, pasi që siç e quajti Ahmeti, Ulqini është perla e turizmit shqiptar.

Ahmeti: Urë bashkëpunimi ndërmjet Prishtinës dhe Ulqinit

“Shprehem edhe gatishmërinë tonë që e kemi shpreh edhe me kryetarin e kaluar që Prishtina dhe Ulqini të ndërtojnë urë bashkëpunimi. E para sigurisht që në fushën e turizmit dhe asaj që ne besojmë që Ulqini është një ndër perlat e turizmit shqiptar… Po ashtu, diskutuam edhe për tema të tjera të bashkëpunimit në legalizim, në ndërtime pa leje të c ilat janë probleme të gjithë regjionit dhe besoj që mund të shkëmbejmë provoja edhe në atë drejtim. Po ashtu, diskutuam edhe për bashkëpunimin në nivelin e bizneseve, produktet e Kosovës në Ulqin, po ashtu edhe produktet e Ulqinit në Kosovë. Për të gjitha janë këto temat të cilat ne do t’i vazhdojmë bashkëpunim dhe gjatë muajit maj do të shkojmë në një vizitë në Komunën e Ulqinit, delegacion i Komunës së Prishtinës në mënyrë që të gjitha këto që i diskutuam t’i qesim edhe në letër edhe në hapa konkret të bashkëpunimit të të gjitha komunave”, është shprehur Ahmeti.

Kryetari i Ulqinit, Nazif Cung u shpreh se ka kënaqësinë që të diskutojë me Komunën e Prishtinës, pasi që ka shumë tema të përbashkëta mes Ulqinit dhe Prishtinës, e sidomos atë të legalizimit të objekteve, ku Komuna e Prishtinës ka eksperiencë më të madhe se sa Komuna e Ulqinit.

Cungu: Shumë tema të përbashkëta me Prishtinën

“Me kryetarin jemi dakorduar ashtu edhe siç e potencoi që do të mbajmë edhe një takim në Ulqin, ne do të jemi nikoqir dhe kemi shumë tema të përbashkëta, në sferën e legalizimittë objekteve, ku edhe Prishtina ka një eksperiencë më të madhe se sakomuna jonë. Janë tema shumë domethënëse për zhvillim të komunës. Gjithashtu edhe mundësia e bashkëpunimit me kompani tjera prej Kosovës. Sigurisht që ka mundësi të bashkëpunohet edhe në projektet ndërkombëtare për të tërhequr mjete prej ipa fondeve, kështu që ne kemi një buro për përgatitjen e projekteve ndërkombëtare, kemi një eksperiencë shumë të mirë si me Shqipërinë Itali me Slloveni dhe Kroaci, kështu që kemi mundësi që ta zgjerojmë edhe me Kosovën. Ka tema të shumta por sigurisht që në periudhën të ardhshme që të bëhet edhe më shumë intestifikimi i marrëdhënieve në mes neshë”, tha Cungu.

Cungu dje ka vizituar edhe hapjen e Panairit të Turizmit në Prishtinë, ku tha se përshtypjet e tij janë shuam të mira.

Prishtina dhe Ulqini bashkëpunojnë për turizmin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur në takim kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin në sferën e turizmit dhe legalizimit të objekteve.

Ai tha se në këtë takim kanë shprehur gatishmërinë që me Ulqinin të ndërtojnë ura të bashkëpunimi, sidomos në atë të turizmit.

Ahmeti tregoi që veç turizmit në këtë takim u diskutua edhe për tema si ato të legalizimit të objektevepër bizneset e Ulqinit.

“Për të gjitha këto që të bëhen edhe në letër do të kenë edhe një takim në muajin maj në Ulqin, ku më pastaj të bëjnë hapa konkret”, ka thënë ai.

Kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu tha se është këndesi që të diskutohet me Komunën e Prishtinës, pasi që ka shumë tema të përbashkëta mes Ulqinit dhe Prishtinës.

“Jemi dakorduar që do të bëjmë një takim në qon dhe kemi shumë temë të përbashkëta në sferën e legalizimit të objekteve, si dhe mundësia e bashkëpunimit”, tha ai.

 Bota Sot