Klan Kosova: Zana Sarvan, hapja e sezonit “Ulqini 2016” – Video

April 22, 2016   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Zana-Sarvan-OT-Ulqin
Organizata turistike e Ulqinit tradicionalisht po prezanton oferten e vet turistike ne panairin nderkombetar te turizmit i cili po mbahet ne Prishtine.
Kete vit ne bashkepunimme organizaten Nacionale te Malit te Zi, Ministrine e turizmit, organizatat lokale te Budves dhe Tivarit kemi shpalosur oferten e bashkuar ne nivel te Malit te Zi. Delegacioni i Ulqinit eshte drejtuar nga kryetari i Komunes Nazif Cungu dhe drejtoresha e Organizates turistike te Ulqinit z.Zana Sarvan te cilet paten nderin ta bejne edhe hapjen zyrtare te panairit. Ne kete panair i cili po mbahet tash 12 vite jane duke marre pjese rreth 30 ekspozues ku edhe vizita diten e pare ishte shume e madhe. Me plot bindje mund te themi qe interesimi per Ulqin ka qene me i madh se sa vitin e kaluar, ku te gjitheve i eshte ofruar material propagandues i shumellojshem duke filluar nga bukurite natyrore te qytetit tone, te hotelijereve dhe te plazheve.

Organizata-Turistike-Ulqinit-1

Organizata turistike e Ulqinit poashtu ka organizuar edhe konferencen per shtyp per medijet e Kosoves ku prezent ishin televizionet e njohura te KTV, RTV 21, RTK, Rrokum, Tema, gazetat Tribuna, Express, Zeri, portale etj. Eshte prezantuar oferta turistike e Ulqinit per sezonin 2016 ku eshte bere thirje edhe njehere te gjithe qytetareve te Kosoves ta vizitojne Ulqinin dhe ta zgjedhin edhe ketev vit si destinacionin e tyre per pushime verore. Ne kuader te kesaj konference Organizata nacionale ka patur nje prezentim te shkurter te ofertes turistike te Malit te Zi, ku te pranishmit paten mundesine edhe te shijojne disa embelsira tradicionale te Ulqinit dhe nje koktej.
Prej afaristeve qe ishin prezent ne stenden tone ishin hotelet Mediteran, Albatros, Grand, Sahara, Giovanni trade, plazhi Copacabana si dhe shume tjere. Shpresojme qe pjesemarrja jone ne kete panair do te rezultoje me nje numer me te madh te turisteve nga Kosova edhe ne vitin 2016.