Loro Markiqi: Po më ndjekin, fëmijët janë dëm kolateral

April 22, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Loro-Markiqi-UlqinAvokati i njohur nga Ulqini dhe anëtari i Këshillit gjyqësor Loro Markiq ka thënë se po vijon persekutimi i tij nga persona të caktuar, ndërsa fëmijët janë vetëm dëm kolateral në këtë rast, raporton portali Ul.info.

Prokuroria po heton se si erdhi deri tek incidenti në natën në mes të premtes dhe të shtunës në stacionin policor në Ulqin në të cilin morën pjesë djemtë e avokatit Markiq, Marko dhe Mario.

“Nuk është e vërtet që fëmijët e mijë kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht policët. Bëhet fjalë për komplot klasik, i cili nuk është nga dita e djeshme”, tha Markiq për “Vijesti”.

Kundër Marko dhe Mario Markiq u ngrit padia penale për shkak të “sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.