J. Lika: Djegja e arkivës së Ulqinit ishte e qëllimshme

April 25, 2016   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

jusuf-lika-muzikolog-UlqinViti 1947: Ja si u dogj arkiva e ULQINIT
Arkivi i Ulqinit është shkatërruar në një zjarr të vitit 1947 në ndërtesen e vjetër të Komunës së Ulqinit.
Siç tregon drejtori i shkollës së muzikës në Ulqin Jusuf Lika, djegja e arkivës së Ulqinit ka ardhur nga një zjarrëvënie e qëllimshme. Këtë fakt Lika tregon se e ka mësuar nga mësuesi i tij tashmë i ndjerë, Mashan Paviqeviq.
Sipas infrmacionit që ka z. Lika, arkiva e qytetit ka qene e vendosur në tri arka të mëdha prej druri. Në arkën e parë kanë qenë dokumenta dhe gravura nga koha e Venedikut në gjuhën latine dhe italiane. Në arkën e dytë kanë qenë kadastëra, dokumenta dhe fermane nga koha e perandorisë osmane në gjuhën turke dhe arabe ndërsa në arkën e e tretë ka pasur dokumenta nga koha kur Ulqini është në Mal të Zi.
E përditshmja Vijesti e ditës së diele ka publikuar një shkrim në dy faqe kushtuar Ulqinit me fokus kohës së lulëzimit të turizmit duke e krahasuar me gjendjen e mjerueshme të ditëve të sodit.

Ismet Karamanaga Facebook