PSD,DEMOS & URA: Nënshkruhet marrëveshja për zgjedhje të lira

April 26, 2016   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Dritan-Abazovic-kolegium-skupstine-cgPSD , DEMOS dhe Lëvizja Qytetare URA,  kanë nënshkruar sot marrëveshjen për krijimin e kushteve për zgjedhje të ndershme dhe të lira, të cilën e kanë harmonizuar me qeverinë. Marrëveshjen e kanë nënshkruar  liderët e DEMOS dhe URA , Miodrag Lekiq dhe Zharko Rakçeviq , nënkryetarja e PSD Mirell Radiq Lubisavleviq, kurse gjatë ditës të njëjtën gjë do ta bëjë edhe kryetari i PDS , kryeministri Millo Gjukanoviq.

Gjatë ditës së sotme janë nënshkruar tri dokumente ; teksti i harmonizuar i “Lex specialis”, marrëveshja për zgjedhje të ndershme dhe të lira dhe deklarata me të cilën PSP , DEMOS dhe URA janë obliguar se nuk do të formojnë koalicion me PDS , para as pas zgjedhjeve. Lideri i Lëvizjes URA, Zharko Rakçeviq, ka shprehur besimin  se këtë marrëveshje do ta nënshkruajnë  numër i konsiderueshëm i subjekteve politike.

Ndërkaq kryetari i PSP, Srgjan Miliq, nuk e ka nënshkruar marrëveshjen por deklaratën e përbashkët  të Partisë së tij  të DEMOS, dhe të Lëvizjes URA. Marrëveshja për krijimin e kushteve për zgjedhje të ndershme dhe të lira, është hap përpara në drejtim të demokratizimit të shoqërisë malazeze dhe për arritjen e mekanizmave me të cilët zgjedhjet e ardhshme do të jenë garë e barabartë politike, ka vlerësuar lideri i DEMOS-it,  Miodrag Lekiq.

Siç ishte paralajmëruar më parë sot është dashtë të mbahet edhe mbledhja e kolegjiumit të kryetarit të Kuvendit në të cilën duhet caktuar data e mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit, në të cilën  do të duhej të debatohet  Lexs specialis, pastaj për anëtarët e ri të qeverisë dhe lidhur me shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Ranko Krivokapiq.

TVCG

http://www.rtcg.me/upload/boxFileData/2016/04/26/173454/26%2004dnevnik%202%20001-1.mp4