Forum MNE ju fton që të dhuroni një dru për Ulqinin

April 27, 2016   | Reportazh / Reportaža

Forum-MNE- poziva da donirate drvo UlcinjuForum MNE ju fton që të dhuroni një dru për Ulqinin në aksionin e madh qytetarët të mbjelljes i cili do të mbahet në Pyllin e pishave, plazhi Sapore Di Mare, me 17 maj të vitit 2016, me fillim në ora 11 dhe të promovoni veten dhe punën tuaj, por edhe të tregoni që jenë të përgjegjshëm ndaj shoqërisë, njofton portali Ul.info.

Nëse keni biznes, drejtoni një institucion, organizatë, e dëshironi të promovoni përgjegjësinë tuaj shoqërore dhe dëshironi të përkrahni aksionin, me donacionin me vlerë 200 euro ose më shumë, siguroni që emri i institucionit Tuaj, ndërmarrjes ose kompanisë të gdhendet në pllakën e tabelës së donatorëve, derisa vlera prej më pak se 200 euro do të shtypet nga ana tjetër.

Nëse qytetari ose qytetarja dëshirojnë të përkrahin aksionin, me donacion me vlerë 10 euro ose më shumë siguroni që emri i fëmijës Tuaj të vendoset në info tabelën cila do të vendoset në park atë ditë.

NLB 530-13713-02 / CKB 510-84818-17 / Prva banka Crne Gore 535-14939-76

Për të gjithë informatat shtesë, lirisht thirrni në 020 602 710 ili 069 189 247, ose informohuni nëpërmjet faqes: www.forum-mne.com