Miratohet Plani strategjik i zhvillimit të komunës së Ulqinit

April 27, 2016   | Shoqëria / Društvo

Hatixhe-Gjoni-ulqinKuvendi komunal i Ulqinit ka miratuar sot Planin strategjik të zhvillimit të kësaj komune deri në vitin 2020. Kjo është hera e parë që një dokument i tillë, jashtëzakonisht i rëndësishëm, miratohet në 35 vitet e fundit, raporton portali Ul.info.

Nënkryetarja e Komunës Hadixha Gjoni, e cila ishte anëtare e Grupit punues për përpilimin e këtij dokumenti, tha se kjo është ditë shumë e rëndësishme dhe se Komuna e Ulqinit nuk do të jetë e vetmja vetëqeverisje lokale e cila nuk ka kësi lloj dokumenti.

Ajo shprehu mirënjohje të veçantë për angazhimin e menaxherit të deritashëm të Komunës Omer Bajraktarit, i cili ishte koordinator për përpilimin e Planit strategjik të zhvillimit.

Edhe pse disa këshilltarë dhe përfaqësues të sektorit civil kanë thënë se ky dokument ka disa mungesa, ato theksuan se, prapë se prapë, është mirë se Ulqini më në fund ka fituar këtë plan.