Ulqini një ndër kështjellat e fundit të Shqipërisë (Arkivat Veneciane)

April 27, 2016   | Ngjarjet - Events

Ulqini një ndër kështjellat e fundit të Shqipërisë -Arkivat VenecianeNga Bolonja Etnor Canaj
Arkeolog 

Në një relacion të vitit 1559 dërguar Senatit të Venedikut prej përfaqësuesëve të tij në Ulqin, me emrat përkatës Michiel Bon dhe Gasparo Erizzo, ndeshim përsëri në figurat e rëndësishme të kohës, stradiotet shqiptar Nikollë Renesi dhe Gjergj Kondo, të cilët kishin nën varësinë e tyre katërmbëdhjetë stradiote të tjerë, kryesisht kalorës. Eshtë interesant fakti që, në këtë relacion sillen kufijtë e Ulqinit si në vitin për të cilin flitet, por edhe përpara se turqit të pushtonin qendrat e rëndesishme si Shkodrën, Krujën, Durrësin, pikërisht ku sipas relatorëve venecian, kufijtë e Ulqinit ishin më të gjërë. Përherë sipas relatorëve dhe dokumentit, këta stradiote kishin disa muaj që nuk merrnin pagat e tyre dhe këta relatorë i drejtohen Senatit që tu paguhen rrogat.

Me tepër interes është edhe fakti tjetër që relatorët Ulqinin e quajnë si i vetmi vend që mban titullin në atë kohë si Shqipëria.

Xhamia e Marinarëve në Ulqin- Kalaja e Ulqinit_ viti 1571
Përkthimi i një pjese të ketij dokumenti si me poshte:
“…”Lidhur këtij (Ulqinin, shenimi im) lartësia juj do i jap rëndësi më të madhe, pasi Ulqini ruan titullin e Shqipërise, pasi gjithë të tjerat si Shkodra, Kruja, Durresi dhe të tjera (qytete) janë nën pushtetin e Turkut. Ky qytet ka tre fshatra nën të, dhe territori është i gjate pesë miglie(=9km) dhe dy miglie (=3.6 km) i gjerë dhe perpara luftes (kunder turqve, shenimi im) kufijte e tij ishin deri në Bunë, të cilat janë XII (12) miglie (22 km). Edhe ky pak territor që i mbetet, që mund të quhet i mjaftueshëm, pasi prodhon drithëra për shtatë muaj të vitit dhe sasi të madhe verë dhe vaji, kalon nevojën e banorëve si dhe u shërben edhe të huajve. Në të gjenden (banojnë) 1348 shpirtra (individe), në fakt 336, prej të cilëve pjesa më e madhe janë të varfër dhe presin që të lundrojnë. Në tre fshatrat ka 595 individe…(e pa përkthyeshme si fjalë “fattione”).
Në kujdesin e këtij qyteti gjendet trimi Ogniben nga Padova me 18 kembësorë, burrë i famshëmi cili ka mbajtur me rregull shoqërinë e tij.Pranë tij është kapiten Ottibianco me 24 martelosë (Martelosët, apo uskokët, ishin kryesisht piratë me origjinë vllahe, shenimi im ) të vendosur si roje të këtij territori. Gjenden edhe Nikollë Renesi dhe Gjergj Kondo me 14 stradiotë, kalorës të zotë.Në kështjelle gjendet një kryeskuader dhe dy bombardiere , të cilët kanë për detyrë të  drejtojnëdisa pjesë të artilerisë dhe një sasi municioni jo me tepër vlerë…..”

 

Gazeta InfoPress