Robert De Niro blen Shën Stefanin në Budva

May 14, 2016   | Real Estate

sveti-stefan_Montenegro is rapidly emerging as a popular destinationQeveria e Malit të Zi vazhdon të bëjë lëvizje të forta për të tërhequr investime në vendin e saj.

Aktori i njohur hollivudian, Robert De Niro, për të cilin ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu tha se është me origjinë shqiptare, ka blerë resortin turistik në ishullin e Shën Stefanit në Budva të Malit të Zi.

Gazeta e Podgoricës që boton me shkronja cirilike “Dan”, thekson se në Shën Stefan është hapur një filial i restorantit të famshëm japonez “Nobu” që ka pronarë “mbretin” e kësaj marke, Nobuyuki Macuhisa, si dhe aktorin amerikan Robert De Niro.

De Niro, i cili shpesh ka habitur opinionin publik me deklarimet e tij filoserbe, i ka vënë vajzës emrin “Drena” ashtu siç serbët i thërrasin lumit “Drin”.

Siç bëri të ditur përfaqësuesi i një kompanie të fuqishme turistike që po sjell investitorë të mëdhenj në Mal të Zi, De Niro dhe partneri i tij do të investojnë 100 milionë euro për tre vjetët e ardhshme.

Kjo, pasi bëhet fjalë për një hotel të klasit të lartë që do të sjellë në ishullin e Shën Stefanit turistë shumë të pasur. Por fakt është se ai resort është pikë ku gëlon bixhozi, pasi burgu i vjetër i kështjellës shërben si kazino ku shkojnë kriminelët më të regjur të Ballkanit.

Hoteli i Shën Stefanit, i cili është me 5 yje do të ketë 60 dhoma 66 suita, pishina të mbyllura, tarraca, biblioteka, palestra dhe bistrot caffè.

Përveç hotelit, “Adrijatik propertiz”, firma që ka regjistruar De Niro në Mal të Zi do të vazhdojë fazën e dytë të projektit për të ndërtuar një qendër tregtare dhe një qendër konferencash, por edhe parking të madh, një helioport, dy fusha tenisi dhe një bar në plazh.

Si fillim për të rindërtuar Shën Stefanin, firma që drejtohet nga De Niro ka investuar 90 milionë dollarë.

Kohët e fundit Shën Stefani po bëhet vend i preferuar për turistë nga Azia dhe vendet arabe.

/tesheshi.com/