MESA Mesken Holding të interesuar për investime në Ulqin

May 16, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

MESA Mesken Holding-Municipality of Ulcinj-Ulqin-MontenegroCompania turke MESA Mesken Holding  e interesuar   të investojë  në Ulqin

Compania turke MESA Mesken Holding e njohur  në   fushën e  patundshmërisë  pati sot  një takim me kryetarin e komunës  së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij.  Ata  shfaqën  interesimin dhe gadishmërinë  për të   investuar  në  fushën e turizmit  dhe  agrokulturës por dhe  fusha të  tjera. Nikoqirët  i njoftuan mysafirët  me   vendet  që janë  të gatshme për investitorët në komunën tonë  dhe kushtet  e leverdishme që   ofron  komuna  për investitorët që dëshirojnë  të investojnë  ne  turizmin elitarë. Informacione  ofroi dhe sekretari  i urbanizmit Sandro Daboviq. Më  pas  delegacioni  gjashtëanëtarësh nga Turqia i shoqeruar   nga zyrtaret komunal  vizitoi  Valdanosin  dhe  në Krruçin.

MESA Mesken Holding-Municipality of Ulcinj-Ulqin-Montenegro-1