Thellohet bashkëpunimi në mes Ulqinit dhe qytetit Kayl – Luxembourg

May 16, 2016   | Lajmet / Vijesti, Politika

Municipality of Kayl-Luxembourg-Municipality of Ulcinj-Ulqin-MontenegroNë Ulqin po qëndron për  vizitë disa ditëshe  një delegacion  i qytetit  Kayl i Luxembourgut i  kryesuar  nga kryetari  i saj  John Lorent , me të  cilin qyteti   ynë  ka  të  nënshkruar  marëveshtje bashkëpunimi.

Ata  u pritën nga kryetari Nazif Cungu  dhe bashkëpunëtorët e tij. Kryetari Cungu duke  i shprehur mirëseardhje  në qytetin tonë  i ka njoftuar  me resurset e shumta  që ofron ai në  të gjitha planet.

Municipality of Kayl-Luxembourg-Municipality of Ulcinj-Ulqin-Montenegro-1

Nderkaq  Z. John Lorent  bëri në krahasim ndërmjet  dy qyteteve që  nga antikiteti e deri në ditët e sotme dhe të perbashkëtat që kanë.  Duke , shprehur  vlerësime dhe konsiderata  për pritjen  ai nënvizoi se  në ditët  e ardhëshme do të  diskutohet detalisht  edhe për dy projektet e  inicuara  më parë  nga komuna jonë , për të cilët tha se  pozita dhe opozita e  qytetit Kayl është detalisht e njoftuar. Njëri nga projektet është ai i pastrimit të kanalit të Bratices, kërkesë e  kahmotshme e banorëve dhe  një problem akut për komunën ton që kërkon zgjidhje. Me  interes , mysafirët  përcollën prezantimin në  sferën e turizmit që e bëri përfaqesuesi i Organizatës  turistike  së bashku  me kryetarin Cungu  në takim  kanë marrë pjesë  kryetari i  Kuvendit  Loro Nrekiqi, nënkryetarët Vaso Radoviq , Hadixha Gjoni, përfaqesuesi i Organizatës  turistike dhe ai i  Zyrës për  projektet IPA.Mysafirët  nga Luksenburgu  do të vizitojnë Valdanosin. Për ta  është hartuar një axhendë e vecantë  e cila  parasheh  dhe vizita  në monumentet kulturo historike  ku  ata do të njihen  më  përsëafrmi  me vlerat  e rralla  historike dhe  arkeologjike të qytetit tonë.