Katër ministra të rinj në Qeverinë e Malit të Zi

May 19, 2016   | Shtypi / Mediji

Parlamenti-Mali-Zi-Podgoricë, 19 maj – Parlamenti i Malit të Zi në orët e vona ka emëruar katër ministra të rinj nga radhët e opozitës, si dhe dy zëvendëskryeministra, në bazë të Marrëveshjes për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe të lira, e cila ishte nënshkruar nga 11 partitë parlamentare.

Pas katër ditë diskutimesh, me shumicë votash deputetët zgjodhën Rashko Konjeviq për ministër të Financave nga Partia Social-Demokratike, Goran Daniloviq nga Demos për ministër të Brendshëm. Kandidatët apartiak Milenko Popoviq dhe Boris Mariq u zgjodhën për ministra të Bujqësisë, gjegjësisht Punës dhe Politikës Sociale.

Deputetët gjithashtu kanë zgjedhur edhe dy nënkryetarë të Qeverisë. Me propozim të opozitës është zgjedhur Milorad Vujoviq, ndërsa ish-ministri i Bujqësisë Petar Ivanoviq nga Partia Social-Demokratike ka marrë funksionin e zëvendëskryeministrit.

Koha Net