Fondi investues nga Dubai, i interesuar për investime në Ulqin

May 24, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

Investment Corporation of Dubai - Porto-Montenegro-Fondi investues nga Dubai, i interesuar për investime në turizëm

Fondi investues shtetëror nga Dubai , Investment corporation of Dubai , i cili prej para do kohe është pronar i Porto Montengro, është i interesuar të jetë partner në ndërtimin e risortit Papan, hotelit të parë me pesë yje në Rivieren e Sutomores. Këtë e ka vërtetuar, Nikolla Papan, pronar i lokalitetit në Sutomore, ku duhet të ndërtohet hoteli.

Marrja e lejes ndërtimore për ndërtimin e hotelit dhe promovimi i projektit tonë ideor për hotelin, ka nxit interesim dhe tani jemi duke biseduar me investuesit nga Dubai, të cilët e kanë blerë Porto monetnegron, ka theksuar Papan, për “Pobjedën”.

Ai ka përkujtuar se fjala është për lejen e parë të fituar ndërtimore për ndërtimin e hotelit me 5 yje në lokalitetin prej Budvës deri në Ulqin.