Deputetja shqiptare në Mal të Zi, një zë më shumë në Parlament

May 26, 2016   | Lajmet / Vijesti

Zana Hollaj-SarvanForca e Re Demokratike, Iniciativa Qytetare dhe Lëvizja qytetare “Perspektiva” në Ulqin kanë arritur marrëveshje që mandati i deputetit nga lista zgjedhore “Forca për bashkim” t’i takojë kandidates nga Lëvizja qytetare “Perspektiva”, Zana Sarvan.

Lajmin e ka bërë të ditur Iniciativa Qytetare, nëpërmjet një komunikate.

Sarvan është drejtore e Organizatës turistike të Ulqinit.

Deri më tash këto parti politike shqiptare nuk ishin pajtuar se kush do të përfaqësonte interesat e shqiptarëve në Parlamentin malazias.

Bota Sot