Bregdeti i Ulqinit, perla e rrezikuar nga plehrat + Foto

May 27, 2016   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Bregdeti Ulqinit-i rezikuar nga plehrat-Deti përplot mbeturina!

Nën iniciativën e Shoqatës së Komunave, organizuar nga NP “Veprimtaritë Komunale”, në bashkëpunim me Zyrën për Marëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte, vazhdon pastrimi i vijës bregdetare të Komunës tonë. Në aksion asistuan edhe pronarët e anijeve “Suka” dhe “Teuta”.
U pastruan dy plazhe në perëndim të Kalasë, gjegjësisht “Lugu i Xhemiles” si dhe plazhi “Opalike”.

Si rezultat i aksionit të pastrimit, u mblodhën rreth 850 kg – kryesisht mbeturina të llojeve plastike dhe ambalazhe të ndryshme, të cilat në këto sipërfaqe akumulohen drejtëpërdrejtë nga veprimi i valëve të detit, pra burojnë drejtëpërdrejtë nga sipërfaqja e detit.

Vetë fakti se bëhet fjalë për afro një tonelatë mbeturina që burojnë nga deti, tregon se në sipërfaqe të detit qarkullon sasi marramendëse e mbeturinave të cilat ndikojnë negativisht në ekosistemin detar, dhe në mënyrë indirekte, dëpërtojnë edhe në organizmin tone, nëpërmes konzumimit të ushqimit nga deti.

Një fakt i tillë është alarmant, gjë që na shtyen të apelojmë në mbarë popullatën që mos të deponojnë mbeturina në det, pasiqë bëhet fjalë për një veprim tejet të dëmshëm.

Ulcinj Marine Fauna Protection and Cultivation Facebook